Lajmet

  • 07/12/2018

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është dërguar lista për pagesë e pjesës së fundit të stafit zgjedhor të angazhuar në procesin zgjedhor të vitit të kaluar. Pra, transferimi i mjeteve është bërë në llogaritë aktive 647 personave, të cilët kanë qenë të angazhuar në zgjedhje si: Komisionerë, Personeli për Raportimin e Rezultateve Preleminare (K-Vote); [...]

  • 27/11/2018

    Përmirësimi i qasjes për personat me aftësi të kufizuara gjatë procesit zgjedhor ishte tema bosht e takimit të parë të grupit konsultativ për qasje zgjedhore. Në këtë takim të parë morën pjesë përfaqësues nga institucione të ndryshme të Kosovës, subjekteve politike dhe përfaqësues të organizatave që merren me personat me aftësi të kufizuara. Ky grup, [...]

  • 26/11/2018

    Sot u mbajt takimi i parë i grupit konsultativ për barazi gjinore, i cili përbëhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe përfaqësues të Subjekteve Politike dhe Shoqërisë Civile. Në këtë takim, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka foli për rëndësinë e avancimit të barazisë gjinore në proceset zgjedhore dhe gatishmërinë e KQZ-së për të dhënë kontributin [...]

  • 13/11/2018

    Analizimi i votave me kusht dhe caktimi i votuesve në Qendrat e Votimit që kanë votuar me kusht në Zgjedhjet Lokale 2017 – ishte tema bosht e punëtorisë së mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe që u mbajt të martën. Në këtë punëtori u paraqitën të gjeturat nga analizimi i votave me kusht [...]

  • 05/11/2018

    Sot u mbajt takimi i parë i grupit konsultativ i përbërë nga zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe përfaqësuesve të Shoqërisë Civile. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për informimin publik dhe edukimin e votuesve. Përmes këtij grupi synohet që të bashkërendohen përpjekjet për të realizuar sa më mirë informimin dhe edukimin e votuesve [...]

  • 31/10/2018

    Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi morën pjesë në punëtorinë e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë me temën: “Mësimet e nxjerra nga organet gjyqësore dhe Trupat e Menaxhimit të Zgjedhjeve për zgjedhjet e vitit 2017”. Në këtë punëtori mori pjesë edhe Shefi [...]

  • 26/10/2018

    Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mori pjesë në konferencën rajonale të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës me temën: “Sfidat dhe praktikat rajonale në reformimin e sistemit zgjedhor”. Kjo konferencë njëditore mblodhi përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile dhe mediave nga vendi dhe rajoni për të ndarë përvojat lidhur me këtë temë. Në fjalën e [...]

  • 23/07/2018

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se gjatë këtyre ditëve ka dërguar në Ministrinë e Financave listën për pagesë të një pjese të stafit të angazhuar në procesin zgjedhor 2017. Duke u mbështetur në kufizimet buxhetore dhe pamundësinë për të përmbyllur të gjitha pagesat në këtë kohë, njoftojmë se pagesat kanë filluar të realizohen për 1 [...]

  • 27/04/2018

    Prishtinë, 27 prill 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka emëruar Kryetare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën. Presidenti Thaçi e ka marrë këtë vendim në mbështetje të nenit 84 (pika 26) dhe nenit 139 (paragrafi 3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 61 (paragrafët 1 dhe 2) të [...]

  • 15/03/2018

    Prishtinë, 15 mars 2018 – “Lëvizja për Drejtësi” e ka kompletuar kërkesën për regjistrim, të parashtruar në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi për regjistrim të iniciativës politike, do të merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përfundimit të periudhës shtatë (7) ditore, gjatë të cilës publiku [...]

  • 15/02/2018

    Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve (MVZ) i Bashkimit Evropian ka publikuar raportin përfundimtar me titull: “Zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale në Kosovë – 22 tetor 2017”. Raporti në fjalë është i qasshëm në tri gjuhët: shqip, serbisht dhe anglisht. Ky raport është i qasshëm edhe në faqen e KQZ-së: Raporti […]

  • 12/02/2018

    Prishtinë, 12 shkurt 2018 – Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka priti në takim shefin e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (MVZ), Alojz Peterle i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorë të tij. Në emër të KQZ-së, kryetarja Daka pranoi raportin përfundimtar “Zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale në Kosovë” të Misionit për Vëzhgimin [...]