Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

KQZ me plan konkret për adresimin e rekomandimeve të Misionit të Vëzhguesve të Zgjedhjeve nga Bashkimi Europian për Zgjedhjet Lokale 2021

Prishtinë, 31 mars 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhws dhe mori vendim për miratimin e planit të veprimit për adresimin e rekomandimeve nga Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve i Bashkimit Europian për Zgjedhjet Lokale 2021.   Në mesin e rekomandimeve të BE-së është që të modernizohet metoda e regjistrimit të votuesve jashtë [...]

2022-04-03T16:28:49+00:0031/03/2022|

Publikim i KQZ-së: Analizë e votave me asistencë në Zgjedhjet Lokale 2021

Prishtinë, 31 mars 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi publikimin e dokumentit me titull: “Analizë e votave me asistencë në Zgjedhjet Lokale 2021”. Ky dokument është në vijim të analizave të ndryshme që KQZ-ja kryen pas çdo procesi zgjedhor. Bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme është i mundur votimi me asistencë. Kjo do [...]

2022-04-03T16:29:09+00:0031/03/2022|

KQZ dërgon në ATK raportet e auditimit të partive politike të viteve 2018, 2019 dhe 2020

Prishtinë, 17 mars 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 11-të të kryesuar nga Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për dërgimin në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) të raporteve të auditimit të partive politike, të cilat u takojnë viteve 2018, 2019 dhe 2020. Ky [...]

2022-03-22T14:22:41+00:0017/03/2022|

ACEEEO shpërbëhet në heshtje, KQZ-ja e Kosovës votoi për përjashtimin e institucioneve të zgjedhjeve të Rusisë dhe Bjellorusisë

Prishtinë, 10 mars 2022 – Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Europian (ACEEEO), i themeluar në fillim të viteve 90-ta të shekullit të kaluar, është shpërbërë në heshtje. Kjo ka ndodhur për shkak të dështimit për të votuar për përjashtimin e Trupave Menaxhuese të Zgjedhjeve të Federatës Rusë dhe Republikës së Bjellorurisë. Përjashtimi nga ACEEEO, sipas statutit, [...]

2022-03-22T14:25:19+00:0010/03/2022|

Mbledhja e KQZ-së: Regjistrimi i dy partive politike dhe raporti i shpenzimeve për Zgjedhjet Lokale 2021

Prishtinë, 9 mars 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 10-të për këtë vit, të kryesuar nga Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për regjistrimin e dy partive politike: GUXO dhe Bashkimi për Ndryshim ANAMORAVA. Pas këtyre dy vendimeve, sipas regjistrit, numri i partive politike të regjistruara në [...]

2022-03-10T09:49:51+00:0009/03/2022|

KQZ voton për përjashtimin nga ACEEEO të institucioneve të zgjedhjeve të Rusisë dhe Bjellorusisë

Prishtinë, 8 mars 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës me rend të ditës për votimin për përjashtimin nga Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Europian (ACEEEO) të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Federatës Ruse dhe Komisionit Qendror të Republikës së Bjellorusisë për Zgjedhjet dhe Mbajtjen e Referendumeve Republikane. Me votat për të të [...]

2022-03-09T09:17:13+00:0008/03/2022|

Shqyrtim Publik për Regjistrimin e Partisë Politike: Bashkimi për Ndryshim ANAMORAVA

Me datë 18.02.2022, ka aplikuara për regjistrim iniciativa politike “Bashkimi për Ndryshim ANAMORAVA”, sot më 02 mars 2022, e ka kompletuar kërkesën për regjistrim, të parashtruar nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi përfundimtar për regjistrim të iniciativës politike, do të merret pas përfundimit të periudhës shtatë [...]

2022-03-02T15:17:38+00:0002/03/2022|

Shqyrtim Publik për Regjistrimin e Partisë Politike:GUXO

Me datë 14.02.2022 ka aplikuara për regjistrim iniciativa politike “GUXO”, sot më 02 mars 2022, e ka kompletuar kërkesën për regjistrim, të parashtruar nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi përfundimtar për regjistrim të iniciativës politike, do të merret pas përfundimit të periudhës shtatë (7) ditore, gjatë [...]

2022-03-02T13:27:24+00:0002/03/2022|
Go to Top