Zyra për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka themeluar Zyrën për për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (“Zyra”). Zyra është përgjegjëse për mirëmbajtjen e regjistrit të partive politike, certifikimin e të gjitha subjekteve politike që do të përfshihen në fletëvotim, akreditimin e vëzhguesve të zgjedhjeve, kufizimin e shpenzimeve të fushatave dhe kontrollin financiar të subjekteve politike. Zyra udhëhiqet nga Drejtori i cili i raporton drejtpërdrejt Kryetarit të KQZ-së për çështjet e financimit të subjekteve politike dhe KQZ-së për regjistrimin dhe certifikimin e subjekteve politike.

Kërkesat për regjistrimin e partive politike mund të dorëzohen në Zyrë në çdo kohë, prej të Hënës deri të Premten gjatë orëve të rregullta të punës (08:00 – 16:00).

Kontaktet e Zyrës

  Rr. Migjeni. nr. 21, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

038 200 23 509

  [email protected]

Regjistri i Partive Politike

Shërbimet për Subjektet Politike
Shërbimet për OJQ dhe Medie