Votimi për persona me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mundëson pjesëmarrjën në votime edhe të personave që për rrethana specifike nuk mund të shkojnë në vendvotim. Kjo përfshinë:

  1. Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia,
  2. Personat në spitale,
  3. Personat moshuar në shtëpitë e caktuara veçanërisht për të moshuarit,
  4. Personat me aftësi të zvogëluar mentale në institucionet e kujdesit shëndetësor,
  5. Të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit, si dhe
  6. Personat që nuk mund të dalin nga shtëpia për shkaqe sigurie.

Qasja në këtë shërbim varet nga kategoria të cilës i përkasin, e cila është përshkruar më poshtë, ndërsa votimi mundësohet përmes ekipeve mobile të cilat shkojnë në shtëpi apo institucionet përkatëse për të mundësuar votimin e personave që votojnë në këtë mënyrë.

KATEGORIA E PARË: Votuesit me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia

Personat që përkasin në këtë kategori duhet të regjistrohen për këtë shërbim. Regjistrimin mund ta bëni brenda afateve të caktuara, duke ndjekur hapat në vijim:

25 Mars – 8 Prill 2023

Hapi 1 Shkarko dhe plotëso for formularin e aplikimit për votim me nevoja të veçanta

Formulari i aplikimit për votim me nevoja të veçanta

Hapi 2 Bashkangjit dokumente të diagnozës mjekësore

Bashkë me formularin, dorëzoni kopje të të gjitha dokumenteve mbështetëse që tregojnë për diagnozën tuaj mjekësore apo aftësinë e kufizuar për shkak të së cilës ju nuk mund të votoni në qendra të votimit.

Hapi 3 Dorëzo aplikacionin e plotë në zyre të Komisionit Komunal Zgjedhor

Aplikacionin e plotë, që përfshinë formularin e plotësuar dhe documentet mbështetëse,  dorëzoni në zyre të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ).

Adresat e Komisioneve Komunale Zgjedhore
KATEGORIA E DYTË: Votuesit nëpër institucione

Kjo kategori përfshinë votuesit në spitale, shtëpi të të moshuarve, burgje dhe paraburgim, si dhe votuesit me aftësi të zvogëluar mentale në institucionet e kujdesit shëndetësor. Për të lehtësuar procesin e votimit për këta votues, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bashkëpunon me institucionet përkatëse, nga të cilët pranon informatat për votuesit të cilat janë në përkujdesjen e tyre, dhe në bazë të tyre, finalizon listën e personave që do të përdorin këtë shërbim. Në bazë të kësaj liste, caktohen ekipet mobile, të cilat shkojnë në këto institucione për të organizuar procesin  e votimit.

KATEGORIA E TRETË: Votuesit në rrethana të veçanta

Kjo kategori përfshinë votuesit që nuk mund të votojnë në qendër të votimit për shkak të sigurisë apo për shkak se jetojnë në bashkësi e cila është zhvendosur nga vendi afër vendvotimit të tyre të rregullt. Komisioni Komunal i Zgjedhjeve merr informata për votuesit që kanë rrethana të veçanta, dhe në bazë të këtyre informatave krijohet lista votuese. Në ditë të zgjedhjeve, ekipet mobile dërgohen tek vendbanimet e këtyre votuesve dhe mundësojnë procesin e votimit.

Ekipet mobile kanë kuti votimi që kanë një shenjë ngjyrë hiri. Votat e personave me nevoja të veçanta nuk numërohen në vendvotime. Ato dërgohen në Qendër të Numërimeve dhe Rezultateve, ku fillimisht konrollohen shiritat e sigurisë së kutisë, për të konfirmuar se janë të njejtët shirita që janë vendosur në mëngjes të ditës së zgjedhjeve. Pasi që të konfirmohen të dhënat e këtyre votuesve dhe të rishikohet nëse rastësisht kanë votuar edhe në vendvotim të dyfisht, largohen zarfat me shënime. Më pas mbeten vetëm zarfat e pashënuara që përmbajnë fletëvotimet të cilat numërohen nga ekipe të QNR-së. Kështu, mbrohet fshehtësia e votuesve me nevoja të veçanta.