Lajmet
KQZ në vizitë studimore në Mal të Zi për identifikimin elektronik të votuesve
Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi qëndroi për vizitë zyrtare dhe studimore në Komisionin Shtetëror të Malit të Zi. Qëllimi i kësaj vizite, të mbështetur nga misioni i OSBE-së në Kosovë, ishte për shkëmbim përvojash në aplikimet e teknologjisë në zgjedhje dhe me [...]
KQZ merr pjesë në punëtorinë me temën për fuqizimin e grave në zgjedhje
Më 18 dhe 19 maj, dy zyrtaret e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mergita Kryeziu dhe Argjina Misini, morën pjesë në punëtorinë e organizuar nga Zyra Regjionale e IFES (Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore) me temën “Rrjeti Rajonal Evropian për fuqizimin e grave në zgjedhje”. Në këtë punëtori, e cila u [...]
Mbledhja e 17-të: KQZ miratoi planin e veprimit për hartimin e strategjisë
Prishtinë, 3 qershor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 17-të për vitin 2022, të kryesuar nga Kryesuesi, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për miratimin e planit të veprimit për hartimin e Planit Strategjik të KQZ-së. Sipas këtij plani të veprimit, synohet që brenda një [...]
Mbahet tryeza e përbashkët e institucioneve për mbikëqyrjen e financave të partive politike dhe nevojën për koordinim institucional
Prishtinë, 31 maj 2022 – Sot, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u organizua tryeza me temën: “Mbikëqyrja e financave të partive politike – nevoja për koordinim institucional. Në këtë tryezë, ku përveç KQZ-së, morën pjesë edhe përfaqësues e drejtues të institucioneve tjera: Drejtori i Agjencisë Anti-Korrupsion, Yll Buleshkaj, Drejtori i [...]
KQZ me plan konkret për adresimin e rekomandimeve të Misionit të Vëzhguesve të Zgjedhjeve nga Bashkimi Europian për Zgjedhjet Lokale 2021
Prishtinë, 31 mars 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhws dhe mori vendim për miratimin e planit të veprimit për adresimin e rekomandimeve nga Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve i Bashkimit Europian për Zgjedhjet Lokale 2021. Në mesin e rekomandimeve të BE-së është që të modernizohet metoda [...]
Publikim i KQZ-së: Analizë e votave me asistencë në Zgjedhjet Lokale 2021
Prishtinë, 31 mars 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi publikimin e dokumentit me titull: “Analizë e votave me asistencë në Zgjedhjet Lokale 2021”. Ky dokument është në vijim të analizave të ndryshme që KQZ-ja kryen pas çdo procesi zgjedhor. Bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme është i mundur [...]
KQZ dërgon në ATK raportet e auditimit të partive politike të viteve 2018, 2019 dhe 2020
Prishtinë, 17 mars 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 11-të të kryesuar nga Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për dërgimin në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) të raporteve të auditimit të partive politike, të cilat u takojnë viteve [...]
ACEEEO shpërbëhet në heshtje, KQZ-ja e Kosovës votoi për përjashtimin e institucioneve të zgjedhjeve të Rusisë dhe Bjellorusisë
Prishtinë, 10 mars 2022 – Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Europian (ACEEEO), i themeluar në fillim të viteve 90-ta të shekullit të kaluar, është shpërbërë në heshtje. Kjo ka ndodhur për shkak të dështimit për të votuar për përjashtimin e Trupave Menaxhuese të Zgjedhjeve të Federatës Rusë dhe Republikës së Bjellorurisë. [...]
Mbledhja e KQZ-së: Regjistrimi i dy partive politike dhe raporti i shpenzimeve për Zgjedhjet Lokale 2021
Prishtinë, 9 mars 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 10-të për këtë vit, të kryesuar nga Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për regjistrimin e dy partive politike: GUXO dhe Bashkimi për Ndryshim ANAMORAVA. Pas këtyre dy vendimeve, sipas regjistrit, numri i [...]
KQZ voton për përjashtimin nga ACEEEO të institucioneve të zgjedhjeve të Rusisë dhe Bjellorusisë
Prishtinë, 8 mars 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës me rend të ditës për votimin për përjashtimin nga Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Europian (ACEEEO) të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Federatës Ruse dhe Komisionit Qendror të Republikës së Bjellorusisë për Zgjedhjet dhe Mbajtjen e Referendumeve Republikane. [...]