Akreditimi i vëzhguesve të OJQ-ve

Organizatat lokale dhe ndërkombëtara, si dhe misionet e ndryshme ndërkombëtare, që janë të interesuara të vëzhgojnë zgjedhjet mund të aplikojnë për akreditim të vëzhguesve. Vëhguesit e tyre mund të vëzhgojnë të gjithë procesin zgjedhor apo vetëm ditën e zgjedhjeve, varësisht se për cilën aplikojnë.

Aplikimi për vëzhgim të procesit zgjedhor – vëzhgues afatgjatë për OJQ vendore do të fillojë me datë 15 nëntor 2022 përfundon më 12 dhjetor 2022

Aplikimi për vëzhgim të procesit zgjedhor – vëzhgues afatgjatë për organizata dhe misione ndërkombëtare do të fillojë me datë fillojë me datë 15 nëntor 2022 përfundon më 12 dhjetor 2022

Vërejtje: Individët nuk mund të vëzhgojnë zgjedhjet. Për të vëzhguar zgjedhjet ju duhet tu bashkangjiteni ekipeve të vëzhguesve të subjekteve politike apo OJQve. Këtë mund ta bëni duke kontaktuar direkt subjektin politik apo OJQ-në në kuadër të së cilës do të vëzhgoni zgjedhjet.

Procesi i aplikimit për akreditim të vëzhguesve të OJQ-ve lokale

Organizatat jo-qeveritare lokale që merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut mund të vëzhgojnë zgjedhjet. Për të aplikuar për akreditim të vëzhguesve, OJQ-të lokale duhet të ndjekin hapat në vijim:

Hapi 1 Shkarko dhe plotëso formularin për akreditim të vëzhguesve

Formulari për akreditim të vëzhguesve

Hapi 2 Shkarko dhe plotëso listën e vëzhguesve

Në shabllonin e listës se vëzhguesve do të vendosni të dhënat e të gjithë personave që do të vëzhgojnë zgjedhjet në emër të OJQ-së tuaj. Lista e vëzhguesve duhet të plotësohet në mënyrë elektronike dhe pastaj të printohet dhe nënshkruhet nga personi i autorizuar i OJQ-së. Përveq listës së nënshruar, OJQ-të duhet të sjellin të njejtën listë në formatin Excel edhe në CD.

Lista e vëzhguesve

Hapi 3 Plotëso dhe nënshkruaj deklaratat e vëzhguesve

Secili vëzhgues i OJQ-ve lokale duhet të lexoj edhe nënshkruaj deklaratën e vëzhguesve. Organizata duhet të mbledhë të gjitha deklaratat e nënshkruara para se të dorëzoj ato në KQZ.

Deklaratat e vëzhguesve

Hapi 4 Bashkangjit kopje të çertifikatës së regjistrimit dhe statutit të OJQ-së

Aplikacionit për akreditim të vëzhguesve duhet t’i bashkangjitet edhe një kopje e çertifikatës së regjistrimit të OJQ-së si dhe një kopje e statutit e cila duhet të jetë e vulosur.

Hapi 5 Dorëzo aplikacionin për akreditim të vëzhguesve në KQZ

Dokumentet e listuara në hapat paraprak duhet të dorëzohen në Zyren për Regjistrimin e Partive Politike në KQZ.

Procesi i aplikimit për akreditim të vëzhguesve të OJQ-ve dhe misioneve ndërkombëtare

Organizatat jo-qeveritare dhe misionet ndërkombëtare që janë të interesuara të vëzhgojnë zgjedhjet mund ta bëjnë këtë duke aplikuar për akreditim të vëzhguesve sipas hapave në vijim:

Hapi 1 Shkarko dhe plotëso formularin për akreditim të vëzhguesve

Formulari për akreditim të vëzhguesve

Hapi 2 Shkarko dhe plotëso listën e vëzhguesve

Në shabllonin e listës se vëzhguesve do të vendosni të dhënat e të gjithë personave që do të vëzhgojnë zgjedhjet në emër të OJQ-së apo misionit ndërkombëtar. Lista e vëzhguesve duhet të plotësohet në mënyrë elektronike dhe pastaj të printohet dhe nënshkruhet nga personi i autorizuar i OJQ-së.

Përveq listës së nënshruar, OJQ-të dhe misionet ndërkombëtare duhet të sjellin të njejtën listë në formatin Excel edhe në CD.

Lista e vëzhguesve

Hapi 3 Plotëso dhe nënshkruaj deklaratat e vëzhguesve

Secili vëzhgues i OJQ-ve dhe misioneve ndërkombëtare duhet të lexoj edhe nënshkruaj deklaratën e vëzhguesve. Organizata duhet të mbledhë të gjitha deklaratat e nënshkruara para se të dorëzoj ato në KQZ.

Deklaratat e vëzhguesve

Hapi 4 Dorëzo aplikacionin për akreditim të vëzhguesve në KQZ

Dokumentet e listuara në hapat paraprak duhet të dorëzohen në Zyren për Regjistrimin e Partive Politike në KQZ.

  • Nëse aplikacioni juaj plotëson të gjitha kërkesat, KQZ do të vazhdoj me përgatitjen e bexhave të vëzhguesve tuaj.
  • Nëse aplikacioni juaj nuk plotëson të gjitha kërkesat, KQZ do të ju njoftoj se nuk jeni akredituar për të vëzhguar zgjedhjet.

Vërejtje: Aplikacionet e pranuara në email nuk konsiderohen, përveq në raste të aplikimit jashtë Republikës së Kosovës.