Informimi dhe Edukimi për Zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve angazhohet në informimin dhe edukimin e votuesve dhe akterëve të tjerë të zgjedhjeve përmes një sërë fushatash informuese dhe aktiviteteve direkte me qytetarët e Kosovës. Informimi i votuesve për një proces zgjedhor të drejtë dhe transparent, mbështetet në përdorimin e mjeteve të ndryshme të informimit.
Kanale dhe mjete të komunikimit për informimin publik përfshijnë: uebfaqen dhe rrjetet sociale të KQZ-së, uebfaqet dhe rrjetet sociale të komunave, rrjetet sociale të OSHC-ve, rrjetet sociale të Ambasadave dhe Përfaqësive Diplomatikë, Aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, sheshe dhe qendra tregtare, takime dhe tryeza informuese, njoftime përmes SMS dhe e-mailit, shtande Informuese, etj.
Përmes këtyre aktiviteteve dhe mjeteve të komunikimit, KQZ angazhohet në sigurimin e një procesi të qartë dhe transparent, duke mundësuar që çdo qytetar të jetë i informuar dhe drejtë dhe në kohë për procesin zgjedhor.

Strategjia e Informimit Publik