Votimi përmes postës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju mundëson qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit të votojnë përmes postës në zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale që mbahen në Kosovë. Për të votuar përmes postës, ju duhet të përmbushni kriteret e zotësisë juridike, të cilat janë të detajuara në procedurën na vijim:

Procedura për vlerësimin e kritereve të zotësisë juridike për fitimin e së drejtës së votës

Regjistrimi për shërbimin e votimit përmes postës

Procedurat për regjistrim dallojnë për qytetarët e Kosovës që janë regjistruar në regjistrin civil dhe atyre që nuk kanë janë të regjistruar në regjistrin civil. Varësisht, prej grupit që përkitni, ndiqni hapat në vijim.

6 Dhjetor – 9 Dhjetor 2022

Nësë jeni qytetar i Kosovës i regjistruar në Regjistrin Civil të Kosovës apo nëse jeni regjistruar suksesshëm për votim përmes postës në zgjedhjet e fundit

Hapi 1 Shkarko dhe plotëso formularin e aplikimit për votim jashtë Kosovës

Formulari i aplikimit për votim jashtë Kosovës – Formulari I

Hapi 2 Bashkangjit dokumentet mbështetëse

Për t’u regjistruar me sukses, ju duhet të bashkangjitni një kopje të dokumentit valid të identifikimit.

Nëse jeni shtetas i Republikës së Kosovës, ju duhet ta shkarkoni, plotësoni dhe nënshkruani Formularin I. Së bashku me formularin, ju duhet që ta dërgoni edhe një kopje të dokumentit të vlefshëm të identifikimit të Republikës së Kosovës (letërnjoftim të vlefshëm, pasaportë të vlefshme ose patent shofer të vlefshëm). Në rast se, dokumenti i Republikës së Kosovës është me afat të skaduar, atëherë ju duhet ta dërgoni një kopje të dokumentit të vlefshme të identifikimit të shtetit ku jetoni.

Nëse ju, keni fituar të drejtën për të votuar në Zgjedhjet Lokale të datës 17 tetor 2021 për Kryetar të Komunave Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, dhe Zveçan, ju nuk do të keni nevojë që ta dëshmoni njërën nga kriteret e zotësisë juridike për tu përfshirë në listën e votuesve jashtë Kosovës në Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, dhe Zveçan, që do të mbahen me datën 18.12.2022. Në këtë rast, mjafton që ju ta dëshmoni kriterin e identitetit, duke dërguar njërën nga kopjet e dokumentit të vlefshëm të identifikimit të shtetit ku jetoni, si: kopje të dokumentit të identifikimit, ose kopje të pasaportës ose kopje të patentë shoferit.

Hapi 3 Dorëzo aplikacionin për regjistrim

Formularin e aplikimit bashkë me dokumentet mbështetëse mund t’i dorëzoni në format në vijim. Aplikacioni i plotë duhet të dorëzohet brenda afatit të theksuar lartë.

Nësë nuk jeni shtetas i Kosovës i regjistruar në Regjistrin Civil të Kosovës

Hapi 1 Shkarko dhe plotëso formularin e aplikimit për votim jashtë Kosovës

Formulari i aplikimit për votim jashtë Kosovës – Formulari II

Hapi 2 Bashkangjit dokumentet mbështetëse

Për t’u regjistruar me sukses, ju duhet të bashkangjitni një kopje të dokumentit valid të identifikimit dhe dokumentet të cilat e vërtetojnë se ju keni të drejtë për të qenë shtetas i Kosovës.

Nëse nuk jeni shtetas i Republikës së Kosovës, i regjistruar në Regjistrin Qendror Civil, por keni të drejtë për të qenë shtetas sipas Ligjit për Shtetësi, në këtë rast, ju duhet ta shkarkoni, plotësoni dhe nënshkruani Formularin II, të cilin ia bashkëngjitni një kopje të dokumentit identifikues të shtetit ku jetoni, qoftë kopje të letërnjoftimit, ose kopje të pasaportës, ose kopje të patent shoferit. Me njërën nga këto dokumente, ju e dëshmoni vetëm identitetin tuaj, por jo edhe kriterin për tu përfshirë si votues, në listën e votuesve jashtë Kosovës.  

Aplikuesi i cili nuk është shtetas i Republikës së Kosovës për ta dëshmuar njërën nga kriteret e zotësisë juridike, të cilat janë të mjaftueshme për tu përfshirë si votues në listën e votuesve jashtë Kosovës, atëherë ju duhet ta dërgojë njërën nga kopjen e dokumenteve të më poshtme:

NËSE KENI LINDUR NË KOSOVË: Ju mund ta dërgoni njërën nga këto dokumente:

  • Kopjen e dokumentit identifikues, kopjen e pasaportës ose kopjen e patent shoferit të lëshuar nga administrata e UNMIK-ut, ose,
  • Kopjen e certifikatës së lindjes e lëshuar nga administrata e UNMIK-ut,
  • Kopjen e certifikatës së martesës e lëshuar nga administrata e UNMIK-ut, ku dëshmohet se keni lindur në Kosovë,
  • Kopjen e certifikatës së lindjes e lëshuar nga Republika e Kosovës,
  • Kopjen e certifikatës së martesës e lëshuar nga Republika e Kosovës, ku dëshmohet se keni lindur në Kosovë,
  • Kopjen e një dokumenti të lëshuar nga administrata e ish Jugosllavisë, si letërnjoftim, pasaportë, patent shofer, certifikatë e lindjes, etj., ku këto dokumente duhet të përmbajnë si datë të lëshimit të dokumentit, më së largu me 10 qershor 1999, dhe në të cilat dokumente vendi i lindjes është në Kosovë.

NËSE KENI NJËRIN PRIND TË LINDUR NË KOSOVË: Ju mund ta dërgoni njërën nga këto dokumente:

  • Kopjen e dokumentit identifikues, ose certifikatën e lindjes, e lëshuar nga Republika e Kosovës, ose administrata e UNMIK-ut, ose administrata e ish – Jugosllavisë të prindit tuaj, ku përmes njërës nga këto dokumente dëshmohet si prindi juaj ka lindur në Kosovë, dhe në këtë rast ju duhet ta dërgoni edhe një kopje të dokumentit, si certifikatë e lindjes së shtetit ku jetoni, ku në këtë dokument emri i prindit tuaj përputhet me dokumentet e kërkuara të cilat janë lëshuar nga Republika e Kosovës, administrata e UNMIK-ut, ose administrata e ish – Jugosllavisë.

Hapi 3 Dorëzo aplikacionin për regjistrim

Formularin e aplikimit bashkë me dokumentet mbështetëse mund t’i dorëzoni në format në vijim. Aplikacioni i plotë duhet të dorëzohet brenda afatit të theksuar lartë.

Nëse keni aplikuar sukesshëm për regjistrim përgjatë datave 26 nëntor deri më 30 nëntor dhe jeni në listën e votuesve jashtë Kosovës për Komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ju keni të drejtë të votoni përmes postës.

Për ta verifikuar emrin tuaj, ju mund të klikoni në linkun më poshtë.

Lista votuese jashtë vendit

KQZ-ja do të ju dërgoj fletëvotimin për kryetar komune përmes e-mailit. Fletëvotimin mund ta shkarkoni edhe në ueb faqen e KQZ-së.

Fletëvotimet
Dorëzimi i fletëvotimeve për votim përmes postës

Pasi të pranoni konfirmimin se aplikacioni juaj për regjistrim për të votuar përmes postës është aprovuar, ju duhet të përgatitni pakon me fletëvotime dhe të dërgoni atë me postë brenda afateve të caktuara. Për të dërguar pakon, ndiqni hapat në vijim:

9 dhjetor – 16 dhjetor 2022

Hapi 1 Shkarko fletëvotimet

Fletëvotimet

Hapi 2 Plotëso fletëvotimin

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme kryetar komunë në Komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, dhe Zveçan, ju duhet të votoni si në vijim:

a) Në fletëvotimin për Kryetar Komune, i cili është me kornizë të me ngjyrë të verdhë, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të votoni vetëm një kandidat/e.

Vërejtje: Sigurohuni që shenja të jetë brenda kutisë së subjektit që zgjedhni, në mënyrë që vota juaj të jetë e vlefshme.

Hapi 3 Vendos fletëvotimet në zarfin e pashënuar

a) Fletëvotimin e plotësuar e vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni atë.

b) Zarfin me fletëvotimin dhe një kopje të dokumentit identifikues të vlefshëm (me afat), në kopje të dokumentit identifikues shkruani të dhënat personale së paku emrin, mbiemrin, emrin e babait dhe datën e lindjes me dorëshkrim, vendoseni në një zarf tjetër në të cilin duhet ta shkruani adresën e KQZ – së, si më poshtë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Votimi Përmes Postës
Posta nr. 6, Kutia Postare 351
10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Dhe kjo zarfë mundet të bashkohet me zarfat tjera të anëtarëve të familjes së ngushtë dhe të vendosen në një zarfë postar të përbashkët, sipas udhëzimeve më lartë (pika (a), dhe (b).

Hapi 4 Vendos zarfin e pashënuar në zarfin që përmbanë adresën e KQZ-së

Vendosni zarfin e pashënuar në një zarf që duhet të përmbajë adresën e KQZ-së. Përveq zarfit të pashënuar, në zarf vendosni edhe një kopje të dokumentit tuaj valid të identifikimit, ku në kopje të dokumentit identifikues shkruani të dhënat personale së paku emrin, mbiemrin, emrin e babait dhe datën e lindjes me dorëshkrim

Zarfet e pranuara brenda afatit nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës fillimisht verifikohen nga KQZ. Pasi të verifikohen, përcjellën në Qendër të Numërimit dhe Rezultateve. Në QNR dërgohen vetëm zarfet e pashënuara, që përmbajnë fletëvotimin ose fletëvotimet brenda. Në këtë mënyrë, kur hapen zarfet e pashënuara, nuk mund të identifikohen votuesit që kanë dërguar ato fletëvotime, dhe kështu mbrohet fshehtësia e votës së personave që votojnë përmes postës.

Hapi 5 Dërgoni zarfin me postë brenda afatit

Hapi 6 Çka duhet të keni parasysh

  1. Pakoja që përmban zarfin me fletëvotim duhet të dërgohet individualisht dhe deri vetëm për rrethin e ngushtë familjar (burri, gruaja, fëmijët dhe prindërit) keni të drejtë që zarfet me fletëvotime t’i fusni në një zarf që përmban adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve:

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
    Votimi Përmes Postës
    Posta nr. 6, Kutia Postare 351
    10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
  2. Secili duhet të votojë personalisht dhe se këtë të drejtë, të drejtën e votimit nuk mund dhe nuk guxoni ta “bartni” ose “delegoni” tek dikush tjetër;
  3. Çdo tendencë për manipulim apo keqpërdorimi, do të ndiqeni penalisht;
  4. Rekomandohet që brenda mundësive tuaja, pakon tuaj me fletëvotime ta dërgoni nga vendi i njëjtë në të cilin jeni deklaruar se banoni gjatë fazës së regjistrimit tuaj si votues jashtë vendit