Organizimi dhe funksionimi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është themeluar në pajtim me nenin 139 të Kushtetutës së Kosovës, dhe është një organ i përhershëm i pavarur.
KQZ, është përgjegjës për organizimin dhe implementimin e zgjedhjeve në Kosovë. Roli i KQZ-së është të rregullojë procesin elektoral përmes miratimit të Rregullave Zgjedhore dhe, mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në të gjitha aspektet për të siguruar që zgjedhjet të arrijnë standardet ndërkombëtare.

Përbërja e KQZ-së
KQZ përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë: nga Kryesuesi dhe dhjetë (10) anëtarë të tjerë. Kryesuesi, emërohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhe zgjidhet mes gjyqtarëve të Gjykatës Supreme. Mandati i Kryetarit të KQZ-së është (7) vjet, duke filluar nga data e caktuar për njoftim të emërimit nga Presidenti i Kosovës. Dhjetë (10) anëtarët e tjerë të KQZ-së, emërohen si rezultat i nominimeve të gjashtë (6) grupeve parlamentare më të mëdha të Kuvendit të Kosovës dhe, katër (4) anëtarë që përfaqësojnë komunitetet e vogla në Kosovë.
Këshillat e KQZ-së
KQZ, për nevoja të brendshme ka themeluar Këshillat e përhershëm. Këshillat i trajtojnë çështjet të caktuara sipas përgjegjësisë, dhe i përcjellin për miratim në formë të rekomandimeve, raporteve dhe konkluzione në mbledhjet e KQZ-së. Komisioni ka 5 këshilla të përhershëm:
- Këshilli për marrëdhënie me jashtë trajton çështjet qe kane te bëjnë :
- Identifikon dhe vendos raporte paraprake me partnerë dhe donatorë te mundshëm për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
- Identifikon dhe vendos raporte paraprake me partnerë dhe donatorë te mundshëm për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
- Hulumton dhe siguron projekte për trajnim dhe shkëmbim të përvojave për ngritjen profesionale te stafit te Komisionit.
- Hulumton dhe siguron projekte për trajnim dhe shkëmbim të përvojave për ngritjen profesionale te stafit te Komisionit.
- Identifikon dhe propozon Komisionin krijimin e marrëdhënieve me mekanizma të ndryshme zgjedhore ne botë duke përfshire edhe anëtarësimin e Komisionit në ato mekanizma
- Angazhohet për rritjen e bashkëpunimit te Komisionit me trupat menaxhuese te zgjedhjeve ne vendet e rajonit dhe me gjere.
- Merret me çështjet protokollare
- Identifikon, shqyrton dhe rekomandon Komisionin për pjesëmarrjen e delegacioneve te Komisionit ne ngjarjet ndërkombëtare si konferenca, vëzhgime, trajnime, seminare, punëtori etj.
- Angazhohet për ngritjen e vazhdueshme te imazhit te Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në opinionin publik.
- Per çështjet qe i shqyrton, i rekomandon dhe raporton tek Komisioni për ç`do aktivitet të ndërmarrë nga Këshilli.
- Këshilli i Personelit trajton çështjet e personelit ne Sekretariat, pajtim me ligjin .
- Shqyrton dhe rekomandon organogramin, planin e punësimit, rregulloret për organizimin e brendshëm dhe planin e trajnimit te Sekretariati.
- Trajton politika për përmirësimin e kushteve te punës, kompensimin dhe shpërblimin ne baze te natyrës dhe volumit te angazhimit.
- Shqyrton propozimet e Sekretariatit për ndryshimet organizative dhe gradimet e stafit.
- Shqyrton dhe rekomandon planin e punësimit dhe përshkrimin e detyrave të punës për personelin jo te përhershëm.
- Trajton procedura për emërimin dhe vlerësimin e zyrtareve te lartë.
- Kryeshefi i Sekretariatit i raporton Këshillit të Personelit për të gjitha çështjet e personelit të Sekretariatit.
- Trajton çështjet tjera te personelit qe janë kompetence e Komisionit.
- Këshilli për personel i paraqet Komisionit informata, raporte me shkrim, rekomandime ne lidhje me çështjet qe i trajton.
- Këshilli i Buxhetit dhe Financa shqyrton:
- Propozimin e buxhetit vjetor për KQZ-në, buxhetin për zgjedhje, rishikimin e buxhetit dhe fondin e Subjekteve Politike
- Pasqyrat financiare periodike dhe përfundimtare, si dhe trendët e shpenzimit
- Rialokimin e mjeteve
- Propozimet për përmirësimin e raportimit financiar dhe kontrollit
- Planin dhe raportet e prokurimit
- Arsyeshmërinë e projekteve
- Harton raporte për KQZ-në përkitazi me buxhetin.
- Çeshtjet tjera financiare qe jane kompetence e komisionit
- Çdo propozim duhet të miratohet nga KQZ-ja para se të dorëzohet në Ministrinë e Financave.
- Këshilli për buxhet dhe Financa i paraqet Komisionit informata, raporte me shkrim, rekomandime ne lidhje me çështjet qe i trajton.
- KQZ-ja mund të kërkojë arsyetim plotësues nga Kryeshefi i Sekretariatit ose Këshilli për çfarëdo shpenzime.
- Këshilli për çështje ligjore i trajton :
- Te gjitha aktet nënligjore te cilat i nxjerr Komisionit
- procedurat e zgjedhjeve konform ligjit
- parashtresat
- zëvendësimet e asamblistëve dhe deputeteve
- çështjet qe rekomandon ZRPPC
- kontestet brenda subjektit
- dhe çështjet tjera ligjore qe janë kompetence e Komisionit
- Këshilli çështje ligjore paraqet Komisionit informata, informata, raporte me shkrim, rekomandime ne lidhje me çështjet qe i trajton.
- Këshilli për Operacione Zgjedhore trajton :
- Planet Operacionale për zgjedhje
- Informimin dhe edukimin e votuesve
- Doracakun dhe modulin e trajnimit
- Dizajnin e fletëvotimeve dhe broshurave
- Identifikimin e qendrave të votimit dhe të vendvotimeve
- Krijimin e Listave të votuesve me të gjithë votuesit me zotësi juridike për të votuar në zgjedhjet në Kosovë
- Përzgjedhjen, themelimin dhe trajnimin e këshillave të vendvotimeve
- Ndërmarrjen e aktiviteteve për të siguruar që njerëzit me aftësi të kufizuara të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës
- Aktivitete të tjera operacionale qe lidhen me zgjedhjet
- Këshilli për Operacione zgjedhore paraqet Komisionit informata, raporte me shkrim, rekomandime ne lidhje me çështjet qe i trajton.
Sekretariati i KQZ-së
Në kryerjen e përgjegjësive dhe funksioneve të tij, KQZ-së i ndihmon Sekretariati i KQZ-së i cili i zbaton vendimet e KQZ-së, përgatitë raporte, rekomandime për vendime të KQZ-së dhe siguron ndihmë tjetër të nevojshme administrative për KQZ-në. Sekretariati, gjithashtu, e asiston KQZ-në në zbatimin e funksioneve dhe përgjegjësive të cilat i janë caktuar në pajtueshmëri me rregullativën për zgjedhje.
Zyra për RPPC
Zyra e ngarkuar me përgjegjësi rreth Regjistrimit të Partive Politike funksionon si pjesë e Sekretariatit të KQZ-së.