Diksutohet për qasjen në zgjedhje të personave me aftësi të kufizuara

27/11/2018

Përmirësimi i qasjes për personat me aftësi të kufizuara gjatë procesit zgjedhor ishte tema bosht e takimit të parë të grupit konsultativ për qasje zgjedhore.

Në këtë takim të parë morën pjesë përfaqësues nga institucione të ndryshme të Kosovës, subjekteve politike dhe përfaqësues të organizatave që merren me personat me aftësi të kufizuara.

Ky grup, pjesë e të cilit janë përfaqësuesit e organizatave të personave me aftësi të kufizuara dhe të institucioneve të Kosovës, ka për qëllim që të promovojë përpjekjet për përmirësimin e qasshmërisë në zgjedhje. Gjithashtu, përmes këtij grupi synohet që të mblidhen komente lidhur me aktivitetet relevante të KQZ-së (masa specifike për përmirësimin e qasshmërisë në zgjedhje, zhvillimi i fushatës për informim publik dhe materialeve) nga ekipe të cilat përfaqësojnë persona me aftësi të kufizuara në faza të ndryshme të aktivitetit.

Ky grup do të mbajë takime periodike.

[foogallery id=”10625″]