Qendrat e votimit

Qendra e votimit është një vend apo hapësirë, ku votuesit mund të hedhin votën e tyre në raport me zgjedhjet e caktuara.

Si qendra të votimit zakonisht shfrytëzohen objektet publike, të cilat përdoren për qëllime tjera, si shkollat, sallat sportive ose zyrat e pushtetit lokal.

Qendra e votimit nënkupton objektin, i cili përbëhet nga hapësira të brendshme të ndara, ku këto hapësira në ditën e zgjedhjeve përdoren si vendvotime, dhe votuesit në këto vendvotime ndahen sipas renditjes alfabetike të mbiemrave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me datën 01.03.2023 ka miratuar Listën e Qendrave të Votimit.

Kodifikimi i Qendrave të Votimit është i bazuar në kodin katër shifror, ku dy shifrat e para kanë të bëjnë me kodin komunal, dy shifrat e fundit kanë të bëjnë me renditjen e qendrës së votimit. Numri total i Qendrave të Votimit është 904.

Lista e Qendrave të Votimit