Regjistrimi i partive politike

Procesi i Regjistrimit të Partisë Politike

Grupet e qytetarëve të interesuara për të regjistruar një parti politike mund të bëjnë këtë me përkrahjen e 500 qytetarëve të Republikës së Kosovës që kanë mbi 18 vjeç. Për të regjistruar një parti politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duhet të ndiqni hapat në vijim:

Hapi 1 Shkarko dhe plotëso formularin e regjistrimit të partisë politike

Formulari për regjistrimin e partisë politike

Hapi 2 Shkarko dhe plotëso formularin e konventës së fundit të partisë

Formulari i konventës së fundit të partisë

Hapi 3 Shkarko dhe plotëso listën e përkrahëseve të partisë politike

Lista duhet të përmbajë emrat dhe informatat e së paku 500 qytetarëve të Republikës së Kosovës mbi 18 vjeç që përkrahin partinë politike për regjistrim

Hapi 4 Bashkë me formularët, dorëzoni dokumentet në vijim:

  1. Statuti i partisë politike, i cili duhet të krijohet sipas procedurave të parapara në Nenin 14 të Rregullës Nr. 01/2013 për Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike.
  2. Programi i partisë politike
  3. Shenja e partisë
  4. Deklarata e fundit financiare e partisë, e cila duhet të përfshijë të dhënat e donatorëve që përkrahin regjistrimin e partisë politike (emrat e tyre dhe vlerën e donacionit) si dhe dokumente përkrahëse si shembull kontrata për shfrytëzimin e zyrës së partisë politike apo të pagesës së qirasë për zyre në raste kur i shfrytëzoni zyret me qira.
  5. Deklarata e përkatësisë etnike të themeluesve të partisë politike
  6. Taksa për regjistrim prej pesëqind (500) Euro, e cila është pagesë e pakthyeshme, fatura e së cilës merret në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Çertifikim në KQZ.

Aplikacionet për regjistrim shqyrtohen brenda 30 ditëve nga pranimi i aplikacionit të kompletuar. Aplikacionet të cilat përmbajnë të gjitha këto të dhëna aprovohen me sukses nga KQZ-ja. Përjashtimet mund të ndodhin vetëm në rastet kur ka kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet për zgjedhje të përgjithshme dhe lokale, si dhe Nenin 5 të Rregullës Nr. 01/2013 për Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike.

Regjistri dhe Kuvendet e mbajtura të Partive Politike

Regjistri i Partive Politike