KQZ-ja analizon Votat me Kusht

13/11/2018

Analizimi i votave me kusht dhe caktimi i votuesve në Qendrat e Votimit që kanë votuar me kusht në Zgjedhjet Lokale 2017 – ishte tema bosht e punëtorisë së mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe që u mbajt të martën.

Në këtë punëtori u paraqitën të gjeturat nga analizimi i votave me kusht nga pothuajse të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Ky raport, i pari i këtij lloji, është hartuar pas punës së Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve dhe shërben për të ditur arsyet se përse ka pasur vota me kusht gjatë zgjedhjeve të kaluara. Në Zgjedhjet Lokale të datës 22 tetor 2017 (raundi i parë) në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës 11 mijë e 783 votues kanë votuar me kusht.

Raporti përfundimtar do të publikohet pasi të kalojë të gjitha procedurat e parapara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në këtë punëtori, përveç zyrtarëve të KQZ-së morën pjesë edhe përfaqësues nga OSBE – ODIHR, Zyra e BE-së në Kosovë dhe Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore.

[foogallery id=”10584″]