Lajmet

  • 11/01/2021

    Prishtinë, 11 janar 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike të cilat do [...]

  • 10/01/2021

      EMËRTIMI I AKTIVITETIT DATA E FILLIMIT DATA DHE ORA E  PËRFUNDIMIT TË AFATIT       Deklarimi i partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje përmes Koalicionit 8 janar 12 janar, 18:00 Afati për aplikim të subjekteve politike për t’u çertifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje 8 janar 16 janar, 18:00 Tërheqja e shortit për renditjen [...]

  • 10/01/2021

    Prishtinë, 10 janar 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës do të fillojë më 13 janar dhe do të përmbyllet më 21 janar 2021, në orën 18:00. Të gjitha informacionet e detajuara dhe formularët do të publikohen së shpejti në ueb faqen e KQZ-së.

  • 07/01/2021

    Prishtinë, 7 janar 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e parë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.   Në këtë mbldhje, KQZ mori vendim që të shkurtojë afatet kohore për organizimin e këtyre zgjedhjeve në përputhje me [...]

  • 06/01/2021

    Prishtinë, 6 janar 2021 – U. d. së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur dhe caktuar datën 14 shkurt 2021 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është udhëzuar që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e [...]

  • 06/01/2021

    Prishtinë, 6 janar 2020 – Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim njoftues komandatin e KFOR-it, Gjeneral Majorin, Franco Federici. Fillimisht kryetarja Daka i uroi z. Federici për angazhimin e tij në Kosovë dhe e informoi atë për punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e proceseve zgjedhore në Republikën [...]

  • 06/01/2021

    Prishtinë, 6 janar 2021 – “Pokret za Župu i Dijasporu” e ka kompletuar kërkesën për regjistrim, të parashtruar në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi për regjistrim të iniciativës politike, do të merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përfundimit të periudhës shtatë (7) ditore, gjatë të [...]

  • 29/12/2020

    Prishtinë, dhjetor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, së bashku me disa institucione të tjera, është vlerësuar me Mirënjohje për Praktikën më të mirë në zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u organizua nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSCE) dhe Zyra e Komisionerit për Gjuhët. Kjo [...]

  • 04/12/2020

    Prishtinë, 4 dhjetor 2020 – 10:00 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor 2020. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka njoftoi se në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nuk është paraqitur asnjë ankesë [...]

  • 03/12/2020

    Prishtinë, 3 dhjetor 2020 – 10:00 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor 2020. Të gjitha rezultatet e detajuara janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së, si në vijim: Rezultatet sipas komunave Statistikat [...]

  • 30/11/2020

    Prishtinë, 30 nëntor 2020 – “Naša Inicijativa” e ka kompletuar kërkesën për regjistrim, të parashtruar në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi për regjistrim të iniciativës politike, do të merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përfundimit të periudhës shtatë (7) ditore, gjatë të cilës publiku mund [...]

  • 29/11/2020

    Prishtinë, 29 nëntor 2020 – 21:15 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e pestë në Ditën e Zgjedhjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditura rezultatet jo-përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto dy komuna. Sipas të dhënave [...]