Lajmet

  • 04/11/2020

    Prishtinë, 4 nëntor 2020 – Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim njoftues Shefin e Zyrës së BE-së dhe njëherit Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Tomáš Szunyog. Kryetarja e KQZ-së, Daka i uroi detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit me qëllim të avancimit të proceseve zgjedhore në [...]

  • 02/11/2020

    Prishtinë, 2 nëntor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi raportet e paaudituara financiare të partive politike të cilat i përkasin vitit 2019. Duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i raporteve vjetore financiare, proces i cili bëhet nga auditorë auditorë të cilët i përzgjedhë Kuvendi i Kosovës përmes Komisionit për Mbikëqyrjen e [...]

  • 02/11/2020

    Të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut më të drejtë vote, të cilët për shkak të nevojave të tyre të veçanta nuk mund të dalin për të votuar në vendvotimin e tyre, kanë të drejtë të kërkojnë votimin përmes ekipeve mobile në shtëpitë e tyre. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i [...]

  • 01/11/2020

    Prishtinë, 1 nëntor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti programin orientues për anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e MItrovicës së Veriut. Ky program, ka për qëllim njoftimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve me të drejtat, detyrat dhe obligimet e tyre gjatë mandatit të tyre në KKZ. Gjatë trajnimit, vëmendje [...]

  • 30/10/2020

    Prishtinë, 30 tetor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për çertifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020. Gjatë periudhës së aplikimit (21 – 30 tetor) [...]

  • 30/10/2020

    Prishtinë, 30 tetor 2020 – Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim u. d. drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. Takimi u zhvillua në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut si dhe të bashkërendimit të aktiviteteve [...]

  • 29/10/2020

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicën  Veriut, më 29 nëntor 2020. Të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut me të drejtë vote që, jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim [...]

  • 29/10/2020

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i njofton të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut se ka filluar periudha për ndërrimin e  Qendrës së Votimit.   SI TA DINI QENDRËN TUAJ TË VOTIMIT? Të gjithë qytetarët me të drejtë vote mund ta dinë adresën e saktë të vendvotimit të tyre përmes linkut:  https://localhost/kqz/sherbimet-per-votuesit/lista-votuese/ [...]

  • 27/10/2020

    Prishtinë, 27 tetor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike (partitë politike; iniciativat qytetare; koalicionet; dhe kandidatët e pavarur) që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komunë në Mitrovicën e Veriut. Ky afat përfundon më 30 tetor, në orën 18:00. [...]

  • 24/10/2020

    Prishtinë, 24 tetor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka. Në këtë mbledhje, kryetarja e KQZ-së njoftoi anëtarët se është përgatitur shkresa e cila do t’i dërgohet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për të marrë udhëzimet dhe rekomandimet e nevojshme [...]

  • 23/10/2020

    Prishtinë, 23 tetor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka. Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020. Pas këtij vendimi, [...]

  • 21/10/2020

    Prishtinë, 21 tetor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka. Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut. Pas këtij vendimi, KQZ miratoi planin operacional për organizimin e [...]