KQZ-ja miratoi Planin Operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës

23/10/2020

Prishtinë, 23 tetor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020. Pas këtij vendimi, KQZ miratoi planin operacional për organizimin e zgjedhjeve në këtë komunë.  

Sipas vendimit të KQZ-së, këto janë disa nga afatet kohore të aktiviteteve zgjedhore që përfshijnë komunën e Podujevës:   

  1. Afati për krijimin e Listës së Votuesve, periudha e kundërshtimin dhe konfirmimit fillon më 11 nëntor dhe përfundon më 14 nëntor 2020;
  2. Fushata Zgjedhore si dhe afatet për tubimet zgjedhore fillon më 23 nëntor dhe përfundon më 27 nëntor 2020;
  3. Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve shtesë të subjekteve politike dhe organizatave vendore fillon më 1 nëntor dhe përfundon më 21 nëntor 2020;
  4. Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve shtesë ndërkomëbtar dhe mediave fillon më 25 tetor dhe përfundon më 23 nëntor 2020;
  5. Aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës fillon më 30 tetor dhe përfundon më 7 nëntor 2020;
  6. Aplikimi për regjistrim për votuesit e ngujuar në shtëpi fillon më 2 nëntor dhe përfundon më 6 nëntor 2020;
  7. Afati për regjistrimin për votuesit me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion dhe votuesve me rrethana të ve#amta fillon më 16 nëntor dhe përfundon më 19 nëntor 2020;