Lajmet
- 06/12/2024
Nga data 25 deri më 29 nëntor 2024, Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Suharekë organizoi dhe zhvilloi tri ligjërata edukative për maturantët e shkollave të mesme të qytetit. Këto ligjërata kishin për qëllim të informonin dhe edukonin të rinjtë mbi rëndësinë e votës, procesin zgjedhor dhe mundësitë që ata kanë për t’u angazhuar aktivisht në [...]
- 05/12/2024
Vazhdon periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës (29 gusht – 26 dhjetor 2024)
Prishtinë, 5 dhjetor 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Gjatë kësaj periudhe, të gjithë shtetasit e Kosovës [...]
- 04/12/2024
Prishtinë, 4 dhjetor 2024 – Në kuadër të digjitalizimit të operacioneve të ndryshme zgjedhore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është funksionalizuar platforma elektronike: https://certifikimi.kqz-ks.org/. Kjo platformë do t’iu shërbejë subjekteve politike për të paraqitur aplikimin e tyre për certifikim dhe të listës së kandidatëve për deputetë për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat [...]
- 03/12/2024
Tiranë, 3 dhjetor 2024 – Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është bërë bashkë me zyrtarë të trupave zgjedhore dhe përgaqësues të shoqërisë civile nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Armenia, Ukraina dhe Bosnje Hercegovina në konferencën treditore për përdorimin e inteligjencës artificiale në zgjedhje. Në mesin e prezantuesve ishte [...]
- 02/12/2024
Prishtinë, 2 dhjetor 2024 – Sot, kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti në takim ambasadorin Italian në Kosovë, Antonello De Rui. Në këtë takim, kryesuesi Radoniqi e njoftoi ambasadorin italian për përgatitjet në organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në këtë takim, [...]
- 02/12/2024
Prishtinë, 2 dhjetor 2024 – Gjatë ditës së hënë, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve organizuan një takim të përbashkët me Zyrtarët Ekzekutiv të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve nga komuna të ndryshme të Kosovës, me të cilët u diskutuan çështje të ndryshme në kuadër të përgjegjësisve ligjore. Në mesin e temave të diskutuara ishte edhe [...]
- 01/12/2024
Prishtinë, 29 nëntor dhe 1 dhjetor 2024 – Për dy ditë radhazi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur programin e trajnimit për përfaqësuesit e partive politike të regjistruara në Republikën e Kosovës, të cilët u informuan nga afër për mënyrën e funksionimit të platformës elektronike: https://certifikimi.kqz-ks.org/. Kjo platformë është funksionalizuar nga KQZ në kuadër [...]
- 27/11/2024
Prishtinë, 27 nëntor 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 64-të në vitin 2024, të kryesuar nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Në fillim të mbledhjes u prezantua raporti lidhur me ecurinë e zbatimit të planit të aktiviteteve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendi ne Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 [...]
- 20/11/2024
Prishtinë, 19 nëntor 2024 – Gjatë muajit nëntor dhe dhjetor të këtij viti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë fushatën ndërgjegjësuese për promovmin e barazisë gjinore në proceset zgjedhore në Republikën e Kosovës. Kjo është një iniciativë e dedikuar për të promovuar dhe mbështetur përfshirjen aktive të grave dhe vajzave në proceset demokratike. Pjesëmarrja [...]
- 14/11/2024
Divizioni për Informim dhe Edukim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zhvilloi sot një takim me Drejtoreshën Ekzekutive të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) znj. Igballe Rogova, për të konfirmuar dhe vazhduar bashkëpunimin në mes të dy palëve, për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2025. Ky bashkëpunim, ndër të tjera, përfshin organizimin e tryezave të [...]
- 14/11/2024
Prishtinë, 14 nëntor 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 61-të në vitin 2024, të kryesuar nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, KQZ miratoi propozimin për hapjen e kutive postare për procesin e votimit jashtë Kosovës. Me qëllim të ofrimit të mundësisë për votim për shtetasit që regjistrohen suksesshëm dhe [...]
- 12/11/2024
Prishtinë, 12 nëntor 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është publikuar lista e Qendrave të Votimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës të cilat do të zhvillohet procesi [...]