Votimi jashtë Kosovës

Dorëzimi i fletëvotimeve përmes kutive postare

Të gjithë shtetasit që jetojnë jashtë Kosovës të regjistruar suksesshëm për votim jashtë Kosovës, mund të votojnë duke dërguar pakon me fletëvotimet në kutitë postare jashtë Kosovës apo në Kosovë.

9 janar – 8 shkurt 2025

Për të verifikuar se a jeni regjistruar si votues jashtë Kosovës klikoni këtu

Më poshtë gjeni udhëzimet hap pas hapi për procesin e votimit përmes postës:

Hapi 1 Plotësoni fletëvotimin

  1. Shkarkoni dhe printoni fletëvotimin.
  2. anën e majtë të fletëvotimit janë të renditura subjektet politike. Zgjidhni vetëm një subjekt politik.
  3. anën e djathtë, mund të votoni deri në dhjetë kandidatë.
  4. Pasi të plotësoni fletëvotimin:
    • Paloseni fletëvotimin, vendoseni brenda zarfit dhe mbylleni zarfin.
    • Mos shkruani asgjë mbi zarf!

Hapi 2 Dërgoni fletëvotimin

  1. Printoni dëftesën e regjistrimit që e keni pranuar përmes email-it gjatë periudhës së regjistrimit
  2. Brenda zarfit të dytë, vendosni:
    • Zarfin e mbyllur me fletëvotimin e plotësuar
    • Dëftesën e regjistrimit
  3. Mbi zarfin e dytë:
  4. Dërgojeni zarfin në postën më të afërt të shtetit ku jetoni

Klikoni këtu për të parë posterin se si të votoni

Kujdes! Që fletëvotimi juaj të jetë i vlefshëm:

  • Dërgesa duhet të jetë individuale (nuk mund të përfshini fletëvotime për anëtarët e familjes apo persona të tjerë).
  • Zarfi duhet të ketë pullën postare dhe të dërgohet nga shteti ku jeni regjistruar.

Për ndihmë apo më shumë informata kontaktoni linjën ndihmëse të KQZ-së në WhatsApp dhe Viber: +383 46 61 00 61.