Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Shqyrtim Publik për Regjistrimin e Partisë Politike:GUXO

Me datë 14.02.2022 ka aplikuara për regjistrim iniciativa politike “GUXO”, sot më 02 mars 2022, e ka kompletuar kërkesën për regjistrim, të parashtruar nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi përfundimtar për regjistrim të iniciativës politike, do të merret pas përfundimit të periudhës shtatë (7) ditore, gjatë [...]

KQZ-ja publikon dosjen e informimit publik për subjektet politike dhe kandidatët e zgjedhur të Zgjedhjeve Lokale 2021

Prishtinë, 25 shkurt 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar dosjen e informimit publik për subjektet politike dhe kandidatët e zgjedhur që u takojnë Zgjedhjeve Lokale 2021. Duke u bazuar në nenin 43 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, KQZ, duke vepruar përmes Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, krijon dhe ruan [...]

Mbledhja e KQZ-së: Plani i punës 2022; mospagesa e stafit; asgjësimi i materialit zgjedhor; publikimi i raporteve të fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale

Prishtinë, 22 shkurt 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesyar nga Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për miratimin e planit të punës së KQZ-së për vitin 2022, ku bëjnë pjesë të gjitha aktivitetet që do të zbatohen gjatë këtij viti. Aktivitetet e parashikuara në [...]

KQZ mban trajnim me përfaqësuesit financiar të partive politike për hartimin e raportit vjetor financiar

Prishtinë, 14 shkurt 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim (ZRPPC) mbajti trajnimin me përfaqësuesit financiar të partive politike për hartimin e raportit vjetor financiar të shpenzimeve. Është obligim ligjor për partitë politike që çdo vit, deri më datë 1 mars, të dorëzojnë në Zyrë raportin vjetor financiar [...]

Njoftim nga mbledhja e KQZ-së: Zëvendësimi i anëtarëve të disa Kuvendeve Komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, shqyrtoi dhe miratoi zëvendësimin e pesë anëtarëve të Kuvendeve Komunale që u takojnë komunave: Prishtinë, Gjilan dhe Pejë. KOMUNA I DORËHEQURI I ZËVENDËSUARI SUBJEKTI POLITIK Prishtinë Ilirik Musliu Liridon Selmani PDK Prishtinë Plator Gerdovci Fatmir Dervishi [...]

Dita Globale e Zgjedhjeve në Kosovë – diskutohet për “Transparencën në organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve”

Prishtinë, 3 shkurt 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është bashkuar trupave menaxhuese të zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës për të shënuar Ditën Globale të Zgjedhjeve. KQZ-ja organizoi tryezë me përfaqësues të institucioneve që në faza të ndryshme të procesit zgjedhor luajnë rol të rëndësishëm, siç janë: Policia e Kosovës, Prokurori i [...]

Publikohet raporti i vëzhguesve të BE-së për Zgjedhjet Lokale 2021: KQZ-ja zhvilloi përgatitjet në mënyrë profesionale dhe gëzoi nivel të lartë besimi (Dokument)

Prishtinë, 3 shkurt 2022 – Misioni i Bashkimit Europian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve publikoi raportin përfundimtar pas vëzhgimit të Zgjedhjeve Lokale të cilat u mbajtën më 17 tetor (raundi i parë) dhe 14 nëntor (raundi i dytë). Në deklaratën e këtij misioni theksohet se “KQZ-ja i bëri përgatitjet për zgjedhje në mënyrë profesionale duke respektuar [...]

KQZ-ja pranoi raportin përfundimtar të vëzhguesve të BE-së për Zgjedhjet Lokale 2021

Prishtinë, 2 shkurt 2022 – Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi priti në takim shefin e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (MVZ), Lukas Mandl i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij. Në emër të KQZ-së, kryetari Radoniqi pranoi raportin përfundimtar “Zgjedhjet Komunale: 17 tetor – 14 nëntor”. Me këtë rast, kryetari Radoniqi u shpreh [...]

Mbledhja e KQZ-së: Njoftim për pagesat e papërfunduara të stafit të Zgjedhjeve Lokale 2021 dhe vendimet tjera të KQZ-së

Prishtinë, 28 janar 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje u njoftua lidhur me pagesat e papërmbyllura për të gjithë personat të cilët janë angazhuar nga KQZ-ja në Zgjedhjet Lokale 2021. KQZ-ja ka dërguar në institucionet përkatëse listat me emrat e [...]

Go to Top