Njoftim nga mbledhja e KQZ-së: Zëvendësimi i anëtarëve të disa Kuvendeve Komunale

08/02/2022

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje, shqyrtoi dhe miratoi zëvendësimin e pesë anëtarëve të Kuvendeve Komunale që u takojnë komunave: Prishtinë, Gjilan dhe Pejë.

KOMUNA I DORËHEQURI I ZËVENDËSUARI SUBJEKTI POLITIK
Prishtinë Ilirik Musliu Liridon Selmani PDK
Prishtinë Plator Gerdovci Fatmir Dervishi PDK
Prishtinë Besianë Musmurati Gresa Lahu PDK
Gjilan Bajram Isufi Ekrem Kryeziu PDK
Gjilan Leonora Morina Bunjaku Erestina Isufi PDK
Pejë Faik Zekaj Shqiprim Muriqi LDK

VENDIMET NGA MBLEDHJA E KQZ-së | 8 SHKURT 2022