Prishtinë, 2 shkurt 2022 – Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi priti në takim shefin e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (MVZ), Lukas Mandl i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij.

Në emër të KQZ-së, kryetari Radoniqi pranoi raportin përfundimtar “Zgjedhjet Komunale: 17 tetor – 14 nëntor”.

Me këtë rast, kryetari Radoniqi u shpreh se KQZ-ja do të shoh me vëmendje gjetjet e vëzhguesve nga Bashkimi Europian dhe do t’i trajtojë me prioritet çështjet që i takojnë KQZ-së.

Nga ana e tij Mandl, falënderoi KQZ-në për punën e mirë dhe bashkëpunimin gjatë misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve.