Prishtinë, 28 janar 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje u njoftua lidhur me pagesat e papërmbyllura për të gjithë personat të cilët janë angazhuar nga KQZ-ja në Zgjedhjet Lokale 2021. KQZ-ja ka dërguar në institucionet përkatëse listat me emrat e personave të angazhuar në zgjedhje për t’iu transferuar mjetet, por në disa raste kjo nuk ka ndodhur për shkak se në të dhënat e tyre ka pasur gabime, kryesisht teknike. Prandaj, në rastet e tilla, duhet të përmirësohen të dhënat në mënyrë që atyre personave t’iu dalin mjetet. Aktualisht, është duke u bërë kompletimi i dokumentacionit të rasteve që janë kthyer nga bankat dhe do të dërgohen sërish për pagesë.

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për shtyrjen e afatit për mbajtjen e kuvendit zgjedhor të partisë politike “Stranka Demokratske Akcije”, për shkak të të gjendjes pandemike dhe masave kufizuese për tubimet. Afati i fundit për mbajtjen e kuvendit zgjedhor të kësaj partie politike është data 18 shtator 2022. Disa kërkesa të tjera të ngjashme të partive politike, janë miratuar nga KQZ-ja në mbledhjet e kaluara.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ-ja shqyrtoi dhe miratoi kërkesat për zëvendësimin e pesë anëtarëve të Kuvendeve Komunale që u takojnë komunave të ndryshme të Kosovës.

Këtu i gjeni vendimet e KQZ-së nga mbledhja e 4-të, 28 janar 2022