Shqyrtim Publik për Regjistrimin e Partisë Politike:GUXO

02/03/2022

Me datë 14.02.2022 ka aplikuara për regjistrim iniciativa politike “GUXO”, sot më 02 mars 2022, e ka kompletuar kërkesën për regjistrim, të parashtruar nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi përfundimtar për regjistrim të iniciativës politike, do të merret pas përfundimit të periudhës shtatë (7) ditore, gjatë të cilës publiku mund t’i shqyrtojë dokumentet e regjistrimit.

Sipas Rregulles së KQZ-së nr.01/2013 për Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike në Kosovë, secili mund ta kundërshtojë kërkesën në bazë të një ose më shumë arsyeve të parashtruara në nenin 5, me dorëzimin e kundërshtimeve me shkrim në Zyrë së bashku me çfardo të dhëne apo materiali që mbështetë kundërshtimet brenda shtatë (7) ditëve  nga shpallja e kërkesës sipas nenit 4.4 të kësaj Rregulle.

Të gjitha materialet e regjistrimit, duke përfshirë programin e partisë, statutin, dhe shenjën do të jenë në dispozicion për shikim dhe komente nga publiku. Promovimi i transparencës për procesin e regjistrimit  të partive politike, është pjesë e procesit të KQZ-së.

Zyra për Regjistrim të Partive Politike gjendet në Rr. Migjeni p.n në Prishtinë.  Secili që dëshiron ti shikojë dokumentet mund të ketë qasje në ueb-faqen zyrtare të KQZ-së, apo të vijë në Zyrë prej orës 10:00 – 12:00 gjatë ditëve të punës, nga data 02 gjer më 08 mars, 2022. Për informatë shtesë mund të kontaktoni Zyren për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve:  +381 (0)38 20023509, ose 038/200 81-010.