Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

KQZ-ja miratoi Planin Strategjik 2023 – 2026

Prishtinë, 26 qershor 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e njëzet për vitin 2023, të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, KQZ-ja u dakordua për ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për harmonizimin e Rregulloreve Zgjedhore me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, i miratuar më 8 qershor 2023 nga Kuvendi i Republikës [...]

Punëtori e përbashkët KQZ – ARC – AKK për përmirësimin e listës së votuesve

Prishtinë, 30 maj 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi punëtorinë e përbashkët me institucionet tjera, Agjecinë e Regjistrimit Civil dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës. “Implementimi i adresave sipas sitemit unik në bazën e të dhënave të shtetasve të Republikës së Kosovës”, ishte tema kryesore e kësaj punëtorie e përkrahur nga misioni i OSBE-së në [...]

KQZ-ja mori pjesë në takimin e grupit punues për Europën dhe Euroazinë mbi Mediat Sociale, Dezinformimin dhe Integritetin Elektoral (SMEID)

Pragë, maj 2023 – Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i përbërë nga anëtarët Alban Krasniqi e Arianit Elshani dhe nga Zëdhënësi i institucionit, Valmir Elezi, morën pjesë në takimin e organizuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES), e cili u mbajtë në Pragë të Çekisë. Në këtë takim, i pesti me radhë [...]

Njoftim lidhur me procedurën tenderuese për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për auditimin e raporteve financiare vjetore dhe të fushatave zgjedhore të subjekteve politike

Prishtinë, maj 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka iniciuar procedurën për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për auditimin e raporteve vjetore financiare të partive politike për vitet 2021 dhe 2022 dhe auditimin e raporteve të deklarimit financiar të fushatës së zgjedhjeve paralamentare dhe lokale të vitit 2021. Procesit të auditimit do t’i nënshtrohen 215 raporte, [...]

Konkurs për kompozimin e melodisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Prishtinë, 12 maj 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur konkurs për kompozimin e melodisë së institucionit. Melodia e KQZ-së do të jetë e përhershme, indentifikuese e institucionit dhe informatat të cilat do të transmetohen dhe publikohen në audio apo video, do të shoqërohen me këtë melodi. Kjo melodi, duhet të ketë një ritëm [...]

KQZ-ja certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Leposaviqit

Prishtinë, 4 maj 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar sipas radhës nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Leposaviqit, të cilat u mbajtën më 23 prill 2023. Rezultatet e certifikuara janë [...]

KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 23 prillit për kryetar të katër komunave dhe për dy kuvendet komunale

Prishtinë, 25 prill 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut si dhe rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për [...]

KQZ publikon rezultatet preliminare të zgjedhjeve në katër komunat

Prishtinë, 23 prill 2023, 21:00 – Pas numërimit të fletëvotimeve në vendvotime, Komisioni Qendror I Zgjedhjeve publikoi rezultatet preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht, të cilat do të numërohen dhe paraqiten në rezultatet përfundimtare që [...]

Konferenca e katërt, KQZ: Mbyllen qendrat e votimit në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Lespoaviq dhe Zubin Potok

Prishtinë, 23 prill 2023, 19:30 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e katërt në Ditën e Zgjedhjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok si dhe për zgjedhjet e parakohshme për dy kuvendet komunale Zveçan dhe Leposaviq. Në këtë konferencë, Kryetari i KQZ-së, Kreshnik [...]

Njoftim nga konferenca e tretë e KQZ-së për zgjedhjet në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Lespoaviq dhe Zubin Potok

Prishtinë, 23 prill 2023, 15:30 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e tretë në Ditën e Zgjedhjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok si dhe për zgjedhjet e parakohshme për dy kuvendet komunale Zveçan dhe Leposaviq. Në këtë konferencë u bë e ditur [...]

Go to Top