KQZ-ja miratoi Planin Strategjik 2023 – 2026

26/06/2023

Prishtinë, 26 qershor 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e njëzet për vitin 2023, të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje, KQZ-ja u dakordua për ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për harmonizimin e Rregulloreve Zgjedhore me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, i miratuar më 8 qershor 2023 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e Planit Strategjik 2023 – 2026.

  • Plani Strategjik i KQZ-së për periudhën katërvjeçare është një dokument që në qendër ka Zgjedhjet.
  • Ky Plan Strategjik është një përmbledhje e përvojës së KQZ-së, i një varg analizash të hollësishme mbi proceset zgjedhore, i rekomandimeve të vëzhguesve ndërkombëtarë me vlerësime, sugjerime, kritika e propozime konkrete si Misioni i Vëzhgues i Bashkimit Evropian, Misioni Vëzhgues i Mbretërisë së Bashkuar, misionet vëzhguese të OSBE dhe i misioneve vëzhguese të organizatave jo-qeveritare vendore e ndërkombëtare.
  • Plani Strategjik i KQZ-së përmban: 5 shtylla strategjike me 25 synime strategjike; 44 veprime strategjike; 45 objektiva strategjike; 88 aktivitete strategjike dhe 142 indikatorë.
  • Për të siguruar sukses në procesin e planifikimit strategjik, si dhe për legjitimitet më të plotë, janë konsultuar akterët e brendshëm dhe të jashtëm. Si akterë të brendshëm, grupi punues ka konsultuar personelin e KQZ në zyrën qendrore në Prishtinë si dhe 38 Zyrtarët e Lartë Komunal të Zgjedhjeve, nga çdo komunë e Republikës së Kosovës. Gjatë fazës së konsultimit të akterëve të jashtëm, dokumenti u është dërguar për komente: 2 institucioneve shtetërore, 19 organizatave jo-qeveritare, 51 partive politike dhe mediave  të ndryshme. 

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, KQZ-ja mori vendim për miratimin e planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve që janë dhënë nga Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e auditimit për KQZ-në.