Njoftim lidhur me procedurën tenderuese për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për auditimin e raporteve financiare vjetore dhe të fushatave zgjedhore të subjekteve politike

22/05/2023

Prishtinë, maj 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka iniciuar procedurën për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për auditimin e raporteve vjetore financiare të partive politike për vitet 2021 dhe 2022 dhe auditimin e raporteve të deklarimit financiar të fushatës së zgjedhjeve paralamentare dhe lokale të vitit 2021.

Procesit të auditimit do t’i nënshtrohen 215 raporte, si në vijim:

  • 48 raporteve vjetore financiare të partive politike për vitin 2021;
  • 51 raporte vjetore financiare të partive politike për vitin 2022;
  • 27 raporte të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës; dhe
  • 89 raporte të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës.

Afati për dorëzim të ofertave do të përfundojë më 30 maj 2023. Të gjitha detajet për këtë procedurë tenderuese janë publikuar në platformën zyrtare E-Prokurimi.