KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 23 prillit për kryetar të katër komunave dhe për dy kuvendet komunale

25/04/2023

Prishtinë, 25 prill 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut si dhe rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për dy kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq, të cilat u mbjatën më 23 prill 2023.

Rezultatet përfundimtare të detajuara i gjeni ketu.

Kryetar Komune 

Rezultatet për Kryetar të Komunave

Rezultatet për Kryetar të Komunave sipas vendvotimeve

Kuvende Komunale 

Rezultatet e përgjithshme sipas Subjekteve Politike

Rezultatet e të gjithë kandidatëve (renditja si në fletëvotim)

Rezultatet e subjekteve sipas vendvotimeve

Rezultatet e kandidatëve sipas vendvotimeve

Kryetari i KQZ-së, Radoniqi bëri të ditur se shpallja e rezultateve vjen pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa se nuk kanë ndonjë çështje duke e trajtuar.

Sipas procedurave ligjore duke filluar nga ora 14:00 e datës 25 prill 2023, fillon afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me rezultatet e shpallura nga KQZ-ja.