Punëtori e përbashkët KQZ – ARC – AKK për përmirësimin e listës së votuesve

30/05/2023

Prishtinë, 30 maj 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi punëtorinë e përbashkët me institucionet tjera, Agjecinë e Regjistrimit Civil dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

“Implementimi i adresave sipas sitemit unik në bazën e të dhënave të shtetasve të Republikës së Kosovës”, ishte tema kryesore e kësaj punëtorie e përkrahur nga misioni i OSBE-së në Kosovë.

Gjatë kësaj punëtorie u konstatua se saktësia e listës së votuesve e rrit edhe integritetin e zgjedhjeve.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u theksua se nga unifikimi i sistemit të adresave do të përfitojnë të gjitha institucionet, ndërsa në punën e KQZ-së kjo do të reflektohej në saktësinë e listës së votuesve.

Nga ana tjetër, zyrtarë të Agjencisë Kadastrale të Kosovës bënë të ditur se aktualisht janë duke e zbatuar një pilot projekt për unifikimin e sistemit të adresave në komunat Mitrovicë e Jugut dhe Istog. Ky pilotprojekt ka për qëllim lidhjen e qytetarit me adresë unike.

Në muajin mars, KQZ-ja ka miratuar listën e qendrave të votimit. Sipas vendimit të KQZ-së, numri i qendrave të votimit në Republikën e Kosovës është: 904.