Prishtinë, 31 mars 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi publikimin e dokumentit me titull: “Analizë e votave me asistencë në Zgjedhjet Lokale 2021”.

Ky dokument është në vijim të analizave të ndryshme që KQZ-ja kryen pas çdo procesi zgjedhor.

Bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme është i mundur votimi me asistencë. Kjo do të thotë se votuesi i cili është me aftësi të kufizuar ose i cili nuk është në gjendje të shënojë ose të hedh fletëvotimin ose është analfabet, mund të ndihmohet nga një person tjetër i zgjedhur nga votuesi nëse ai kërkon një ndihmë të tillë. Personi i tillë e ndihmon vetëm një votues, i cili nuk është anëtar i Këshillit të Vendvotimit ose vëzhgues i akredituar.

Dokumenti në fjalë i KQZ-së analizon pikërisht këtë çështje se sa është i shprehur votimi me asistencë në Zgjedhjet Lokale 2021 dhe bëhet një krahasim me dy proceset zgjedhore: Zgjedhjet Lokale 2017 dhe Zgjedhjet për Kuvend 2019.

Në Zgjedhjet Lokale që u mbajtën më 17 tetor 2021, nga 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë me të drejtë vote, brenda Kosovës, kanë votuar në vendvotimet e rregullta dhe me kusht 42.42% e tyre apo 799 mijë e 825 votues. Nga ky numër i përgjithshëm i qytetarëve që kanë votuar, 43 mijë e 602 votues kanë votuar me asistencë apo 5.45%.

Sipas këtyre të dhënave të KQZ-së, ku numër i votimit me asistencë është shumë më i ulët sesa në dy proceset zgjedhore në nivel vendi të mbajtura në vitin 2017 dhe 2019.  

Po sipas të dhënave të dokumentit të KQZ-së, në Zgjedhjet Lokale 2017 përmes asistencës kishin votuar 58 mijë e 584 votues apo 7.22%. Kjo do të thotë se nëse këto të dhëna të vitit 2017 krahasohen me ato të vitit 2021, rezulton se në Zgjedhjet Lokale 2017 votimi me asistencë ishte më i lartë për 14 mijë e 982 votues. Edhe në Zgjedhjet për Kuvend 2019, votimi me asistencë ishte më i shprehur. Në vitin 2019 përmes asistimit kishin votuar 55 mijë e 961 votues (6.76%) apo 12 mijë e 359 votues më shume sesa në Zgjedhjet Lokale 2021.

Ky publikim i KQZ-së, ofron një analizë të detajuar për votimin me asistencë në vendvotimet që gjenden në zonat urbane dhe rurale, duke paraqitur edhe krahasimin se ku është më i shprehur. Nga 43 mijë e 602 votues me asistencë, 13 mijë e 558 kanë votuar në qendra të votimit në zona urbane, ndërsa 30 mijë e 44 kanë votuar në qendra të votimit në zona rurale.

Gjithashtu, në këtë analizë, krahasohen edhe të dhënat e votuesve që kanë votuar me asistencë sipas moshës, gjinisë si dhe jepen arsyet se përse këta votues kanë shfrytëzuar votimin me asistencë.

 

VOTIMI ME ASISTENCË SIPAS KOMUNAVE NË ZGJEDHJET LOKALE 2021
Komunat Numri i Votuesve të
në Listën përfundimtare të votuesve
Numri i Votuesve që kanë votuar në vendvotime Numri i votave
me asistencë
Përqindja %
01 – Deçan 39 875 14 985 1 532 10.22%
02 – Gjakovë 113 165 41 277 2 565 6.21%
03 – Gllogoc 54 908 23 430 1 571 9.70%
04 – Gjilan 101 062 43 637 2 186 5.03%
05 – Dragash 39 059 13 443 657 4.88%
06 – Istog 47 693 19 306 1 694 8.77%
07 – Kaçanik 32 647 16 095 1 373 8.53%
08 – Klinë 48 305 17 501 1 239 7.07%
09 – Fushë Kosovë 40 289 16 336 1 190 7.28%
10 – Kamenicë 35 161 16 719 1 852 11.07%
11 – Mitrovicë  e Jugut 78 546 31 472 1 730 5.49%
12 – Leposaviq 12 707 9 515 36 0.37%
13 – Lipjan 61 045 28 125 1 557 5.53%
14 – Novobërdë 9 367 5 626 643 11.42%
15 – Obiliq 24 539 12 651 876 6.92&
16 – Rahovec 57 618 21 572 1 243 5.76%
17 – Pejë 109 051 39 229 1 742 4.44%
18 – Podujevë 83 562 38 628 2 149 5.56%
19 – Prishtinë 195 978 87 541 2 551 2.91%
20 – Prizren 173 359 61 439 2 382 3.87%
21 – Skenderaj 53 479 23 144 1 001 4.32%
22 – Shtime 27 015 13 298 1 288 9.68%
23 – Shtërpcë 12 410 7 034 107 1.52%
24 – Suharekë 66 763 27 200 1 417 5.20%
25 – Ferizaj 111 990 49 769 2 390 4.80%
26 – Viti 48 084 19 845 1 673 8.43%
27 – Vushtrri 71 684 30 560 1 578 5.16%
28 – Zubin Potok 6 443 4 162 101 2.42%
29 – Zveçan 6 879 5 772 11 0.19%
30 – Malishevë 54 018 22 194 1 644 7.40%
31 – Junik 4 527 2 278 293 12.86%
32 – Mamushë 4 223 2 795 35 1.25%
33 – Hani i Elezit 8 467 4 956 407 8.21%
34 – Graçanicë 20 671 8 996 284 3.15%
35 – Ranillug 4 884 2 658 205 7.71%
36 – Partesh 4 579 2 307 164 7.10%
37 – Kllokot 3 675 2 139 179 8.36%
38 – Mitrovicë e Veriut 17 721 12 191 57 0.46%
TOTALI 1,885,448 799,825 43,602 5.45%

DOKUMENTI I PLOTË DO TË PUBLIKOHET SË SHPEJTI NË UEB FAQEN E KQZ-së