Mbledhja e 26-të e KQZ-së: Pezullimi i partisë politike SDA dhe rekomandimi për kandidatin e radhës për deputet
Prishtinë, 4 tetor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për pezullimin e partisë politike Stranka Demokratske Akcije (SDA), e cila nuk ka mbajtur deri më tani kuvendin zgjedhor. Partitë politike, sipas Rregullës Zgjedhore për [...]