Tiranë, shtator 2022 – Një seminar dyditor për sfidat dhe praktikat me të mira rajonale të identifikimit elektronik të votuesve u mbajt në Tiranë, ku morën pjesë përfaqësues të trupave menaxhuese të zgjedhjeve nga rajoni, në mesin e tyre edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës.

Ky seminar u organizua nga OSBE/ODIHR dhe prezenca e OSBE-së në Shqipëri, si pjesë e projektit “Mbështetje për reformat zgjedhore në Ballkanin Perëndimor”, i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Europian dhe nga Agjencia Austriake për Zhvillim.

Gjatë këtyre dy ditëve, seminari shërbeu për të shkëmbyer njohuritë lidhur me identifikimin elektronik të votuesve.

Pjesëmarrës të këtij seminari, përveç trupave menaxhuese të zgjedhjeve, ishin edhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertë nga fusha e zgjedhjeve. Pjesë e delegacionit të KQZ-së ishin anëtarë të KQZ-së dhe nga Sekretariati i KQZ-së: Arianit Elshani, Alim Rama, Burim Ahmetaj dhe Kreshnik Spahiu.