Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

KQZ-ja vëzhgoi zgjedhjet parlamentare në Republikën e Letonisë

Letoni, tetor 2022 – Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i përbërë nga anëtarë dhe zyrtarë të KQZ-së, mori pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Letonisë. Gjatë qëndrimit në Letoni, ekipi i KQZ-së vëzhgoi nga afër procesin e votimit të hershëm apo të parakohshëm në një qendër votimi si dhe mori [...]

Mbledhja e 26-të e KQZ-së: Pezullimi i partisë politike SDA dhe rekomandimi për kandidatin e radhës për deputet

Prishtinë, 4 tetor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për pezullimin e partisë politike Stranka Demokratske Akcije (SDA), e cila nuk ka mbajtur deri më tani kuvendin zgjedhor. Partitë politike, sipas Rregullës Zgjedhore për [...]

KQZ-ja mori pjesë në punëtorinë për zgjidhjet digjitale në raportimin, mbikëqyrjen dhe publikimin e financave të partive politike

Çeki, Pragë 26 – 27 shtator – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori pjesë në punëtorinë e oranizuar nga Zyra Regjionale e Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) me temën: “Zgjidhjet digjitale në raportimin, mbikëqyrijen dhe publikimin e financave të partive politike”. Në këtë punëtori dy ditore, e cila mblodhi rreth 40 zyrtarë nga trupat menaxhuese [...]

KQZ-ja mori pjesë në seminarin rajonal për identifikimin elektronik të votuesve

Tiranë, shtator 2022 – Një seminar dyditor për sfidat dhe praktikat me të mira rajonale të identifikimit elektronik të votuesve u mbajt në Tiranë, ku morën pjesë përfaqësues të trupave menaxhuese të zgjedhjeve nga rajoni, në mesin e tyre edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës. Ky seminar u organizua nga OSBE/ODIHR dhe [...]

KQZ-ja vazhdon punën në hartimin e planit strategjik 2023 – 2026

Tiranë, 13 – 16 shtator 2022 – Në vazhdim të zbtimit të planit të veprimit për hartimin e Planit Strategjik për periudhën 2023 – 2026, Komisioni Qendror i Zgjedhjve organizoi punëtorinë e radhës, ku morën pjesë edhe përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Misioni i OSBE-së. Në këtë punëtori, u përcaktuan themelet strategjike [...]

KQZ-ja fillon me shkatërrimin e materialit zgjedhor të Zgjedhjeve Lokale 2021

Prishtinë, 9 shtator 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me shkatërrimin e materialit zgjedhor të Zgjedhjeve Lokale të cilat u mbajtën në tetor dhe nëntor të vitit 2021. Sipas vendimit të KQZ-së, pjesë e materialit që do të shkatërrohet janë fletëvotimet, formularët e rezultateve; listat e votuesve dhe të tjera. Në përgjithësi, është [...]

Ministri i Jashtëm i Polonisë dhe njëkohësisht kryesuesi i radhës i OSBE-së, Rau vizitoi KQZ-në

Prishtinë, 15 korrik 2022 – Sot, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve qëndroi për vizitë Ministri i Jashtëm i Polonisë dhe njëkohësisht kryesuesi i radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau i cili u prit në takim nga Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe Kryeshefi i SKQZ-së, Burim Ahmetaj. Kryesuesi i radhës i OSBE-së shoqërohej nga Ambasadori i [...]

KQZ-ja e Republikës së Kosovës mbështet iniciativën për themelimin e Asociacionit Pan-Europian të Zgjedhjeve

Prishtinë, 6 korrik 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mbështetje njëzëri iniciativës për themelimin e Asociacionit Pan-Europian të Zgjedhjeve. Organizata e re që do të themelohet, pritet të përfshijë institucionet e menaxhimit të zgjedhjeve të shteteve të ndryshme nga Europa dhe organizata të tjera zgjedhore, që për mision do ta ketë promovimin [...]

Mbledhja e 18-të: KQZ-ja miraton strategjinë për listën votuese

Prishtinë, 21 qershor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga Kryesuesi, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për miratimin e strategjisë për listën votuese. Duke e ditur se lista votuese është komponenti kryesor i një procesi zgjedhor, KQZ-ja synon të rrisë besimin e votuesve dhe subjekteve [...]

KQZ në vizitë studimore në Mal të Zi për identifikimin elektronik të votuesve

Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi qëndroi për vizitë zyrtare dhe studimore në Komisionin Shtetëror të Malit të Zi. Qëllimi i kësaj vizite, të mbështetur nga misioni i OSBE-së në Kosovë, ishte për shkëmbim përvojash në aplikimet e teknologjisë në zgjedhje dhe me theks të veçantë për të [...]

Go to Top