Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Kryetari i KQZ-së, Radoniqi takoi ambasadorin francez, Guérot

Prishtinë, 16 shkurt 2024 – Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot. Në këtë takim, Radoniqi njoftoi ambsadorin francez lidhur me punët intensive të institucionit për përgatitijen dhe harmonizimin e Rregulloreve Zgjedhore me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme i miratuar nga Kuvendi [...]

Njoftim nga mbledhja e 8-të e KQZ-së

Prishtinë, 15 shkurt 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 8-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi. Në fillim të mbledhjes, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) paraqiti një njoftim lidhur me afatin e partive politike për të dorëzuar në KQZ të dhënat të përditësuara, [...]

Regjistrimi i Partisë Politike “Srpski Narodni Pokret” i hapur për shqyrtim publik

Prishtinë, 15 shkurt 2024 – “Srpski Narodni Pokret” e ka kompletuar kërkesën për regjistrim, të parashtruar në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi për regjistrim të partisë politike, do të merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përfundimit të periudhës shtatë (7) ditore, gjatë të [...]

Kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi priti në takim ambasadorin e Shipërisë në Kosovë, Malaj

Prishtinë, 13 shkurt 2024 – Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. Gjatë këtij takimi, Radoniqi e njoftoi ambasadorin Malaj se pas reformës zgjedhore të përfunduar në vitin e kaluar, KQZ-ja është duke u angazhuar në harmonizimin e Rregulloreve Zgjedhore me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Po [...]

Kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi priti në takim shefin e misionit të OSBE-së, Davenport

Prishtinë, 9 shkurt 2024 – Sot, kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport. Temë e këtij takimi ishte angazhimi aktual i KQZ-së në drejtim të finalizimit të harmonizimit të akteve nënligjore, me theks të veçantë Rregulloreve Zgjedhore me Ligjin për Zgjedhjet e [...]

Kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi priti në takim ambasadorin e Turqisë, Tunç Angılı

Prishtinë, 8 shkurt 2024 – Sot, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı. Në këtë takim, Radoniqi njoftoi ambasadorin turk lidhur me angazhimet e KQZ-së dhe me theks të veçantë punën që po bëhet për haromonizimin e Rregulloreve Zgjedhore dhe Rregulloreve të Brendshme me Ligjin për Zgjedhjet [...]

Njoftim nga mbledhja: KQZ miraton planin e punës dhe cakton lartësinë e mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike parlamentare për vitin 2024

Prishtinë, 12 janar 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e parë në vitin 2024, të udhëhequr nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2024. Shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike [...]

Njoftim për partitë politike: 31 janari 2024 afati i fundit për dorëzimin e përditësimeve vjetore

Prishtinë, 9 janar 2024 – Zyra për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (Zyra) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i njofton të gjitha partitë politike të regjistruara, se dërgimi i të dhënave të ndryshuara vjetore përfundon me datën 31 janar 2024, në orën 16:00. Partitë politike të regjistruara, obligohen që deri me datën [...]

Njoftim nga mbledhja e 35-të KQZ-së

Prishtinë, 27 dhjetor 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen 35-të dhe të fundit për këtë vit, nën drejtimin e kryesuesit, Kreshnik Radoniqi. Në pikën e parë të rendit të ditës, KQZ shqyrtoi dhe miratoi ndaras rekomandimet e Zyrës për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike (ZRCKFPP) për pezullimin e dy partive [...]

KQZ organizon punëtorinë për hartimin e rregulloreve të brendshme

Prishtinë, 18 – 20 dhjetor 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi punëtorinë treditore për hartimin e rregulloreve të brendshme dhe harmonizimin e tyre me legjislacionin dhe praktikat më të mira. Gjatë kësaj punëtorie, e cila u oranizua me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, KQZ shqyrtoi rregulloret që kanë të bëjnë me klasifikimin [...]

Go to Top