Njoftim nga mbledhja: KQZ miraton planin e punës dhe cakton lartësinë e mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike parlamentare për vitin 2024

12/01/2024

Prishtinë, 12 janar 2024 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e parë në vitin 2024, të udhëhequr nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2024. Shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme: 4,800,000.00€.

CAKTIMI I LARTËSISË SË MJETEVE NGA FONDI PËR MBËSHTETJEN E SUBJEKTEVE POLITIKE PËR VITIN 2024
Emri i subjektit politik Numri i
ulëseve
Shuma për
subjektin politik
Shuma për
shpenzime të deputeteve
Shuma totale për
subjektet politike
Lëvizja VETËVENDOSJE! 57 2,052,000.00 € 228,000.00 € 2,280,000.00 €
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 19 684,000.00 € 76,000.00 € 760,000.00 €
LIDHJA DEMOKATIKE E KOSOVES 16 576,000.00 € 64,000.00 € 640,000.00 €
SRPSKA LISTA 9 324,000.00 € 36,000.00 € 360,000.00 €
ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS 8 288,000.00 € 32,000.00 € 320,000.00 €
KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ 2 72,000.00 € 8,000.00 € 80,000.00 €
G.I. ZA SLOBODU PRAVDU I OPSTANAK 1 36,000.00 € 4,000.00 € 40,000.00 €
KOALICIJA VAKAT 1 36,000.00 € 4,000.00 € 40,000.00 €
INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS 1 36,000.00 € 4,000.00 € 40,000.00 €
ROMANI INICIYATIVA 1 36,000.00 € 4,000.00 € 40,000.00 €
NOVA DEMOKRATSKA STRANKA 1 36,000.00 € 4,000.00 € 40,000.00 €
SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA 1 36,000.00 € 4,000.00 € 40,000.00 €
JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA 1 36,000.00 € 4,000.00 € 40,000.00 €
PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIM 1 36,000.00 € 4,000.00 € 40,000.00 €
LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS 1 36,000.00 € 4,000.00 € 40,000.00 €
Total: 120 4,320,000.00 € 480,000.00 € 4,800,000.00 €

Pas shqyrtimit të pikave të tjera të rendit të ditës nga kjo mbledhje KQZ miratoi planin final të prokurimit për vitin 2024.

Gjithashtu, KQZ miratoi ftesën e ODIHR për pjesëmarrjen në konferencën për shkëmbimin e përvojave rajonale mbi forcimin e sistemeve dhe praktikave financiare të fushatës që do të mbahet në Varshavë si dhe pjesëmarrjen në takimin online të ftuar nga IFES në kuadër të Rrjetit të Drejtësisë Zgjedhore për Evropën dhe Euroazinë.