KQZ organizon punëtorinë për hartimin e rregulloreve të brendshme
21/12/2023
Prishtinë, 18 – 20 dhjetor 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi punëtorinë treditore për hartimin e rregulloreve të brendshme dhe harmonizimin e tyre me legjislacionin dhe praktikat më të mira.
Gjatë kësaj punëtorie, e cila u oranizua me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, KQZ shqyrtoi rregulloret që kanë të bëjnë me klasifikimin e vendëve të punës, për pranimin në shërbimn civil dhe për pranimin e stafit të përkohshëm në periudha zgjedhore si dhe për transferimin e nëpunësve civil.
Po ashtu, pjesë e shqyrtimit ishin edhe rregulloret që kanë të bëjnë më shtesat dhe kompensimet si dhe për organizimin dhe sistematizimin e vendëve të punës në KQZ.