Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Rikujtim – Afati për akreditimin e mediave përfundon më 2 tetor 2021

  Prishtinë, 28 shtator 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar të presë aplikimet për akredimin e mediave për Zgjedhjet Lokale 2021. Afati i fundit për aplikimin e mediave për t’u akredituar përfundon më 2 tetor 2021. KQZ njofton se vetëm mediat e akredituara mund të përcjellin procesin e votimit në [...]

Periudha e votimit përmes postës, 15 shtator – 15 tetor 2021

  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës, e cila përfundon më 15 tetor. Gjatë kësaj periudhe, të drejtën për të votuar përmes postës e kanë të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së zhvilluar nga data 10 korrik deri më 18 gusht. Numri [...]

Të dhëna për listën përfundimtare të votuesve brenda dhe jashtë Kosovës

  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila tregon për numrin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021. Lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, e cila do të shpërndahet në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor, përmban: – 1 milion e 885 mijë [...]

Njoftim – Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Ju njoftojmë se nesër (e mërkurë, 8 shtator, ora 10:00), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen më 17 tetor 2021. Vendi: Ndërtesa e Qeverisë (ish-Rilindjes), kati 0 (përdhesë). Obaveštenje - Izvlačenje žreba za redosled političkih subjekata na glasačkom [...]

Këta janë kandidatët e certifikuar për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale (Dokument)

Prishtinë, 3 shtator 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas certifikimit të grupit të fundit të kandidatëve, në përputhje me paragrafin 29.7 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, publikon listën e kandidatëve që garojnë për kryetar komune dhe anëtar të kuvendeve komunale nga subjektet politike të certifikuara për Zgjedhjet Lokale 2021. Listën e kandidatëve për [...]

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për huazimin e kamerave regjistruese nga KQZ-ja e Shqipërisë

Tiranë, 31 gusht 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Tiranë dhe në emër të dy institucioneve nënshkruan Kryetari i KQZ-së së Kosovës, z. Kreshnik Radoniqi dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i Shqipërisë, z. Ilirjan Celibashi. Pëmres kësaj [...]

KQZ certifikon 48 subjekte politike me 552 kandidatë për Zgjedhjet Lokale 2021

Prishtinë, 26 gusht 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, KQZ filloi procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 17 tetor 2021. KQZ mori vendime të veçanta për certifikimin [...]

Regjistrimi i Partisë Politike “Lëvizja Forca e Diasporës” i hapur për shqyrtim publik

Prishtinë, 20 gusht 2021 – “Lëvizja Forca e Diasporës” e ka kompletuar kërkesën për regjistrim, të parashtruar në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi për regjistrim të iniciativës politike, do të merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përfundimit të periudhës shtatë (7) ditore, gjatë të cilës [...]

Fillon periudha për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës, 20 korrik – 7 shtator 2021

  Prishtinë, 21 korrik 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke u zhvilluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, e cila ka filluar më 20 korrik dhe do të përfundojë më 7 shtator. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët me të drejtë vote mund të marrin përgjigje në pyetjet: “Ku duhet [...]

Mbahet punëtoria për përmirësimin e listës votuese

  Prishtinë, 13 korrik 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi punëtorinë për përmirësimin e listës së votuesve, e cila u mbështet nga misioni i OSBE-së në Kosovë. Në këtë takim, morën pjesë, përveç KQZ-së, edhe drejtues të institucioneve të tjera, Blerim Camaj, kryeshef i Agjencisë për Regjistrim Civil, Afërdita Thaçi nga Agjencia Kadastrale e [...]

Go to Top