Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

About web user

This author has not yet filled in any details.
So far web user has created 998 blog entries.

Njoftim për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale

Prishtinë, 1 korrik 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se nga data 1 korrik ka filluar afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të cilat do të mbahen më 17 tetor 2021. Kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve mund ta dorëzojnë: subjektet politike të certifikuara; Organizatat [...]

Kryetari i KQZ-së, Radoniqi priti në takim shefin e misionit të OSBE-së, Davenport

Prishtinë, 1 korrik 2021 – Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport. Në fillim të takimit, kryetari i KQZ-së, Radoniqi njoftoi ambasadorin Davenport lidhur me përgatitjet që po zhvillohen për organizimin e Zgjedhjeve Lokale 2021 dhe më ecurinë e përgjithshme të zbatimit [...]

Përfundon afati, vetëm një koalicion i deklaruar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale 2021

Prishtinë, 30 qershor 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më 30 qershor, në orën 16:00, është përmbyllur afati për deklarim të koalicioneve zgjedhore dhe për deklarim të mospjesëmarrjes në Zgjedhjet Lokale 2021. Gjatë afatit për deklarim të koalicioneve zgjedhore (16 – 30 qershor) është dorëzuar vetëm një deklaratë për koalicion zgjedhor, Koalicija VAKAT, e nënshkruar [...]

Kryetari i KQZ-së priti në takim zëvendësambasadorin britanik

Prishtinë, 25 qershor 2021 – Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim zëvendësambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe i ngarkuar me punë, Jacob Webber. Fillimisht, zëvendësambasadori Webber, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtori i tij, shefi i sektorit politik dhe për komunikim, Richard Le Vay, uroi kryetarin e KQZ-së për [...]

KQZ-ja kufizon shpenzimet e subjekteve politike për fushatën zgjedhore

Prishtinë, 19 qershor 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 17 tetor. Vendimi vlen për subjektet politike të cilat do të certifikohen [...]

KQZ miraton planin operacional për organizimin e zgjedhjeve lokale

Prishtinë, 17 qershor 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e parë të kryesuar nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbldhje të parë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave pdhe për kuvende lokale, KQZ mori vendim për miratimin e planit operacional për organizimin e këtyre zgjedhjeve që [...]

Regjistrimi i Partisë Politike “Partia Demokratike e Diasporës” i hapur për shqyrtim publik

Prishtinë, 01 qershor 2021 – “Partia Demokratike e Diasporës” e ka kompletuar kërkesën për regjistrim, të parashtruar në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi për regjistrim të iniciativës politike, do të merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përfundimit të periudhës shtatë (7) ditore, gjatë të cilës [...]

Betohen 8 anëtarët e KQZ-së

Prishtinë, 19 maj 2021 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani emëroi anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Tetë anëtarët të cilët dhanë betimin janë: Sami Kurteshi (LVV), Alim Rama (LVV), Arianit Elshani (PDK), Florian Dushi (LDK), Ibrahim Selmonaj (AAK), Gordana Laban Zuvić (LS), Rifat Krasniç (KDTP), Fazli Stollaj (IRDK).  Anëtarët e [...]

Regjistrimi i Partisë Politike “Kosova Adalet Türk Partisi” i hapur për shqyrtim publik

Prishtinë, 17 maj 2021 – “Kosova Adalet Türk Partisi” e ka kompletuar kërkesën për regjistrim, të parashtruar në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi për regjistrim të iniciativës politike, do të merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përfundimit të periudhës shtatë (7) ditore, gjatë të cilës [...]

Regjistrimi i Partisë Politike “Bošnjačka Stranka” i hapur për shqyrtim publik

Prishtinë, 7 maj 2021 – “Bošnjačka Stranka” e ka kompletuar kërkesën për regjistrim, të parashtruar në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi për regjistrim të iniciativës politike, do të merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përfundimit të periudhës shtatë (7) ditore, gjatë të cilës publiku mund [...]

Go to Top