Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

KQZ vazhdon vizitat nëpër komuna, pritet në takim nga kryetari i Klinës, Elezaj

Klinë, 30 maj 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmbylli ditën e dytë të takimeve me kryetarë të komunave në komunën e Klinës, ku delegacioni i KQZ-së, në përbërje të anëtarëve Ibrahim Selmonaj, Fazli Stollaj, drejtori për Operacione Zgjedhore, Haki Krasniqi dhe Zyrtari Ekzekutiv i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Klinës, Driton Manaj, [...]

KQZ vazhdon vizitat nëpër komuna, pritet në takim nga kryetari i Fushë Kosovës, Berisha

Klinë, 30 maj 2024 – Delegacioni i KQZ-së, në përbërje të anëtarëve Alban Krasniqi, Sami Hamiti, drejtori i SKQZ-së, Burim Ahmetaj dhe Zyrtarja Ekzekutive e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Fushë Koosvë, Hyrije Dumani, zhvilloi takimin e radhës me kryetarin e komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha. Bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional, në kuadër të përgjegjësive [...]

KQZ vazhdon vizitat nëpër komuna, pritet në takim nga kryetari i Prishtinës, Rama

Prishtinë, 30 maj 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve filloi ditën e dytë të takimeve me kryetarë të komunave për t’u koordinuar dhe bashkëpunuar në zbatimin e Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i miratuar nga Kuvendi në vitin 2023. Delegacioni i KQZ-së, në përbërje të kryesuesit, Kreshnik Radoniqi dhe [...]

KQZ vazhdon me fushatën për edukimin dhe informimin e votusve të rinj: Zëri yt, vota jote!

Maj 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me fushatën informuese dhe edukuese për të rinjtë të cilët mund të jenë votues për herë të parë në procesin e ardhshëm zgjedhor. Gjatë ditëve të fundit, KQZ takoi të rinjtë nga komunat Ferizaj, Skënderaj, Klinë, Deçan, Hani i Elezit dhe Viti, për t’i informuar [...]

KQZ vazhdon me fushatën informuese për të rinjtë

19 – 20 maj 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me fushatën informuese për votuesit e rinj: “Zëri yt, vota jote!”. Gjatë këtyre ditëve, zyrtarët e KQZ-së takuan me qindra të rinjë të komunave Prizren, Kaçanik, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Shtërpcë dhe Junik, të cilët u informuan për të drejtën për t’u zgjedhur [...]

KQZ pjesë e seminarit të grupit punues të IFES për Europën dhe Euroazinë për ruajtjen e integitetit zgjedhor nga dezinformimi

Pragë, maj 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është bërë bashkë me intitucione nga vendet tjera për menaxhimin e zgjedhjeve për të diskutuar dhe shkëmbyer përvojat në lidhje me sfidat më të reja të kohëve të fundit me të cilat balallafaqohen Trupat e Menaxhimit të Zgjedhjeve. Dezinformimi si një sfidë serioze ndaj integritetit zgjedhor dhe [...]

KQZ vazhdon me fushatën sensibilizuese për të drejtën e votës dhe kandidimin në zgjedhje

14-15 maj 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me fushatën informuese dhe edukuese për të rinjtë lidhur me procesin zgjedhor në Repulikën e Kosovës: Vota jote, zëri yt! Kush ka të drejtë vote? Kush garon në zgjedhje? Pse duhet të votosh? Çka është vota? – janë vetëm disa nga pyetjet me përgjigjet [...]

Regjistrimi i Partisë Politike “ROMANI INICIYATIVA” i hapur për shqyrtim publik

Prishtinë, 16 maj 2024 – “ROMANI INICIYATIVA” e ka kompletuar kërkesën për regjistrim, të parashtruar në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi për regjistrim të partisë politike, do të merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përfundimit të periudhës shtatë (7) ditore, gjatë të cilës [...]

Njoftim nga mbledhja e KQZ-së: Regjistrimi i partisë politike Za Slobodu Pravdu i Opstanak dhe vendimi për shkatërrimi i materialeve nga procesi i votimit më 21 prill

Prishtinë, 16 maj 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 32-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për regjistrimin e partisë politike Za Slobodu Pravdu i Opstanak. Më 22 prill 2024, iniciativa politike e quajtur Za Slobodu Pravdu i Opstanak (SPO), udhëheqës [...]

Mijëra të rinj anembanë Kosovës pjesë e fushatës informuese të KQZ-së: Zëri yt, vota jote!

Prishtinë, 13 maj 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar fushatën për edukimin dhe informimin e votuesve të rinj për procesin zgjedhor në vendin tonë. Me anë të këtij projekti, i cili do të përfundojë më 31 maj 2024, të rinjtë do të informohen për të drejtën е tyre për të votuar, procesin zgjedhor, [...]

Go to Top