KQZ vazhdon me fushatën sensibilizuese për të drejtën e votës dhe kandidimin në zgjedhje

16/05/2024

14-15 maj 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me fushatën informuese dhe edukuese për të rinjtë lidhur me procesin zgjedhor në Repulikën e Kosovës: Vota jote, zëri yt!

Kush ka të drejtë vote? Kush garon në zgjedhje? Pse duhet të votosh? Çka është vota? – janë vetëm disa nga pyetjet me përgjigjet e të cilave po informohen të rinjtë të cilët mund të jenë votues për herë të parë në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Më 14 dhe 15 maj, KQZ takoi të rinjtë e komunave Prizren, Gjakovë, Suharekë, Malishevë dhe Mamushë.

Që nga fillimi i muajit maj, KQZ ka filluar me këtë fushatë informuese, e cila do të përfundojë në fund të muajit dhe përmes saj planifikohet të përfitojnë rreth 23,000 të rinj nga komunat e ndryshme të Kosovës.

Deri më tani, ligjëratat dhe takimet e tilla janë mbajtur në komunat tjera, si: Prishtinë, Gllogovc, Gjilan, Istog, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Shtime, Novëbërd, Gracanicë.