Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

KQZ fillon fushatën informuese për shërbimin “Gjej dhe ndërro Qendrën e Votimit” në komunën tuaj

Prishtinë, 24 nëntor 2023 – Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fillojë fushatën informuese për shërbimin që ua ofron qytetarëve me të drejtë vote që votojnë në Republikën e Kosovës. Duke filluar nga dita e sotme, qytetarët me të drejtë vote do të mund ta gjejnë dhe nëse duan edhe ta ndërrojnë Qendrën e Votimit brenda [...]

KQZ vazhdon me organizimin e tryezave për pjesëmarrjen e barabartë gjinore në trupat menaxhuese të zgjedhjeve

Prishtinë dhe Gjilan, nëntor 2023 – Pas organizimit të tryzës qëndrore me temën “Pjesëmarrja e barabartë gjinore në trupat menaxhuese të zgjedhjeve”, KQZ vazhdoi me diskumet për këtë temë edhe në nivelin lokal. Në këtë drejtim, KQZ organizoi tryezën me qendrat regjionale në Prishtinë dhe Gjilan, ku morën pjesë anëtare të Kuvendeve Komunale, zyrtarët komunal [...]

KQZ organizoi tryezën “Pjesëmarrja e barabartë gjinore në trupat e menaxhimit të zgjedhjeve”

Prishtinë, 15 nëntor 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi tryezën me temën: “Pjesëmarrja e barabartë gjinore në trupat e menaxhimit të zgjedhjeve”, në të cilën u prezantua dokumenti për të njëjtën temë. Në këtë tryezë, përveç KQZ-së, morën pjesë edhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Micheal Davenport, Drejtoresha e Agjencisë për [...]

Njoftim nga mbledhja e 30-të e KQZ-së

Prishtinë, 14 nëntor 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 30-të për vitin 2023 të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi. Në fillim të mbledhjes, KQZ u njoftua nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) lidhur me monitorinin e kuvendit zgjedhor të partisë politike Srspska Lista, i cili është [...]

KQZ-ja publikoi raportet e audituara vjetore financiare të partive politike (2021) dhe raportet e audituara të deklarimit financiar të subjekteve politike të fushatës së zgjedhjeve paralamentare dhe lokale (2021)

Prishtinë, 13 nëntor 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar në ueb faqe raportet e audituara financiare pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorë të cilët janë përzgjedhur nëpërmjet një konkursi të hapur publik nga Zyra për Registrim, Certitifkim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP).   Raportet e audituara financiare të vitit 2021, [...]

Publikohen shpenzimet tremujore (korrik – shtator 2023) të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend

Prishtinë, 20 tetor 2023 – Me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (korrik – shtator 2023) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sipas këtij ligji, subjektet [...]

KQZ pjesëmarrëse në konferencën: “Votimi nga jashtë vendit – rruga përpara!”

Tiranë, 19 tetor 2023 – Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, mori pjesë në konferencën e organizuar nga KQZ e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me prezencën e OSBE-në në Tiranë “Votimi nga jashtë vendit – rruga përpara!”, ishte tema qëndrore e kësaj konference në të cilën morën pjesë i ngarkuari me punë [...]

Presidentja Osmani emëron anëtaren e re të KQZ-së, znj. Mufera Srbica Şinik

Prishtinë, 20 tetor 2023 - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me kompetencat e saj ka emëruar anëtaren e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), znj. Mufera Srbica Şinik të propozuar nga Partia Demokratike Turke të Kosovës (KDTP). Në ceremoninë e betimit para Presidentes, anëtarja e re e KQZ-së deklaroi se [...]

KQZ uron Asociacionin e Zyrtarëve Zgjedhor Botërorë për dhjetëvjetorin e themelimit

Prishtinë, 16 tetor 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës, ka uruar Asociacionin e Zyrtarëve Zgjedhor Botëror për dhjetëvjtorin e themelimit. Në videomesazhin e përcjellur, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi shpreh konsideratat më të larta për këtë Asociacion, duke uruar për vazhdimin e punës së mirë për t’i bërë bashkë Trupat e [...]

Regjistrimi i Partisë Politike “Shpresa Demokrate” i hapur për shqyrtim publik

Prishtinë, 28 shtator 2023 – “Shpresa Demokrate” e ka kompletuar kërkesën për regjistrim, të parashtruar në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi për regjistrim të partisë politike, do të merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përfundimit të periudhës shtatë (7) ditore, gjatë të cilës [...]

Go to Top