Presidentja Osmani emëron anëtaren e re të KQZ-së, znj. Mufera Srbica Şinik

20/10/2023

Prishtinë, 20 tetor 2023 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me kompetencat e saj ka emëruar anëtaren e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), znj. Mufera Srbica Şinik të propozuar nga Partia Demokratike Turke të Kosovës (KDTP).

Në ceremoninë e betimit para Presidentes, anëtarja e re e KQZ-së deklaroi se do t’i kryej detyrat e saj si anëtare e KQZ-së në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme dhe profesionale.