Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

KQZ-ja publikon dosjen e informimit publik për subjektet politike dhe kandidatët e zgjedhur të Zgjedhjeve Lokale 2021

Prishtinë, 25 shkurt 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar dosjen e informimit publik për subjektet politike dhe kandidatët e zgjedhur që u takojnë Zgjedhjeve Lokale 2021. Duke u bazuar në nenin 43 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, KQZ, duke vepruar përmes Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, krijon dhe ruan [...]

Mbledhja e KQZ-së: Plani i punës 2022; mospagesa e stafit; asgjësimi i materialit zgjedhor; publikimi i raporteve të fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale

Prishtinë, 22 shkurt 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesyar nga Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për miratimin e planit të punës së KQZ-së për vitin 2022, ku bëjnë pjesë të gjitha aktivitetet që do të zbatohen gjatë këtij viti. Aktivitetet e parashikuara në [...]

KQZ mban trajnim me përfaqësuesit financiar të partive politike për hartimin e raportit vjetor financiar

Prishtinë, 14 shkurt 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim (ZRPPC) mbajti trajnimin me përfaqësuesit financiar të partive politike për hartimin e raportit vjetor financiar të shpenzimeve. Është obligim ligjor për partitë politike që çdo vit, deri më datë 1 mars, të dorëzojnë në Zyrë raportin vjetor financiar [...]

Njoftim nga mbledhja e KQZ-së: Zëvendësimi i anëtarëve të disa Kuvendeve Komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, shqyrtoi dhe miratoi zëvendësimin e pesë anëtarëve të Kuvendeve Komunale që u takojnë komunave: Prishtinë, Gjilan dhe Pejë. KOMUNA I DORËHEQURI I ZËVENDËSUARI SUBJEKTI POLITIK Prishtinë Ilirik Musliu Liridon Selmani PDK Prishtinë Plator Gerdovci Fatmir Dervishi [...]

Dita Globale e Zgjedhjeve në Kosovë – diskutohet për “Transparencën në organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve”

Prishtinë, 3 shkurt 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është bashkuar trupave menaxhuese të zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës për të shënuar Ditën Globale të Zgjedhjeve. KQZ-ja organizoi tryezë me përfaqësues të institucioneve që në faza të ndryshme të procesit zgjedhor luajnë rol të rëndësishëm, siç janë: Policia e Kosovës, Prokurori i [...]

Publikohet raporti i vëzhguesve të BE-së për Zgjedhjet Lokale 2021: KQZ-ja zhvilloi përgatitjet në mënyrë profesionale dhe gëzoi nivel të lartë besimi (Dokument)

Prishtinë, 3 shkurt 2022 – Misioni i Bashkimit Europian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve publikoi raportin përfundimtar pas vëzhgimit të Zgjedhjeve Lokale të cilat u mbajtën më 17 tetor (raundi i parë) dhe 14 nëntor (raundi i dytë). Në deklaratën e këtij misioni theksohet se “KQZ-ja i bëri përgatitjet për zgjedhje në mënyrë profesionale duke respektuar [...]

KQZ-ja pranoi raportin përfundimtar të vëzhguesve të BE-së për Zgjedhjet Lokale 2021

Prishtinë, 2 shkurt 2022 – Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi priti në takim shefin e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (MVZ), Lukas Mandl i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij. Në emër të KQZ-së, kryetari Radoniqi pranoi raportin përfundimtar “Zgjedhjet Komunale: 17 tetor – 14 nëntor”. Me këtë rast, kryetari Radoniqi u shpreh [...]

Go to Top