Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

KQZ mban programin e trajnimit për anëtarët e KKZ-së në Mitrovicë të Veriut

Prishtinë, 1 nëntor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti programin orientues për anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e MItrovicës së Veriut. Ky program, ka për qëllim njoftimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve me të drejtat, detyrat dhe obligimet e tyre gjatë mandatit të tyre në KKZ. Gjatë trajnimit, vëmendje [...]

Përfundon afati për aplikim për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut

Prishtinë, 30 tetor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për çertifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020. Gjatë periudhës së aplikimit (21 – 30 tetor) [...]

Kryetarja e KQZ-së priti në takim u. d. drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Prishtinë, 30 tetor 2020 – Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim u. d. drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. Takimi u zhvillua në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut si dhe të bashkërendimit të aktiviteteve [...]

Ka filluar periudha e aplikimit/regjistrimit për Votim Përmes Postës 30 tetor – 7 nëntor 2020

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicën  Veriut, më 29 nëntor 2020. Të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut me të drejtë vote që, jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim [...]

Ka filluar periudha për ndërrimin e qendrave të votimit 30 tetor – 14 nëntor 2020

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i njofton të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut se ka filluar periudha për ndërrimin e  Qendrës së Votimit.   SI TA DINI QENDRËN TUAJ TË VOTIMIT? Të gjithë qytetarët me të drejtë vote mund ta dinë adresën e saktë të vendvotimit të tyre përmes linkut:  https://localhost/kqz/sherbimet-per-votuesit/lista-votuese/ [...]

Periudha e aplikimit të subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komunë në Mitrovicën e Veriut

Prishtinë, 27 tetor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike (partitë politike; iniciativat qytetare; koalicionet; dhe kandidatët e pavarur) që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komunë në Mitrovicën e Veriut. Ky afat përfundon më 30 tetor, në orën 18:00. [...]

Njoftim nga mbledhja e KQZ-së

Prishtinë, 24 tetor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka. Në këtë mbledhje, kryetarja e KQZ-së njoftoi anëtarët se është përgatitur shkresa e cila do t’i dërgohet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për të marrë udhëzimet dhe rekomandimet e nevojshme [...]

KQZ-ja miratoi Planin Operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës

Prishtinë, 23 tetor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka. Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020. Pas këtij vendimi, [...]

KQZ-ja fillon përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut

Prishtinë, 21 tetor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka. Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut. Pas këtij vendimi, KQZ miratoi planin operacional për organizimin e [...]

KQZ mban programin orientues të sigurisë për zgjedhjet e 29 nëntorit

Prishtinë, 10 nëntor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti programin orientues së bashku me Policinë e Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme lër Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut.   Përveç KQZ-së dhe Policisë së Kosovës, në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme, si: Prokuria e Shtetit; Paneli Zgjedhor [...]

Go to Top