main-bg

Pyetjet më të shpeshta

Pyetjet e Parashtruara më së Shpeshti

Cilat zgjedhje do te mbahen sivjet në Republikën e Kosovës?

22 Tetor 2017 do të mbahen Zgjedhjet Lokale për Kryetar të Komunave dhe për Asamble Komunale.

Çka  është Regjistrimi i Votuesve?

Regjistrimi Votuesve është proces përmes të cilit krijohet lista me të gjithë personat që kanë  të drejtën për të votuar në zgjedhje, në pajtim me ligjin për  Zgjedhjet ? Përgjithshme Nr. 03/L-073 dhe  Ligjin për zgjedhjet lokale në Republikën ? Kosovës Nr. 03/L-072. Në ditën e Zgjedhjeve, kjo listë quhet “Lista Përfundimtare e Votuesve” - shërben si dëshmi për personat me të drejtë vote.

Përse më duhet të aplikojë për t’u Regjistruar për të Votuar Jashtë Kosovës?

Lista e Votuesve  jashtë Kosovës duhet të freskohet çdo herë kur mbahen zgjedhjet.

Prandaj, ju mund të votoni Përmes Postës vetëm nëse aplikoni. Vetëm duke u radhitur  në listën përfundimtare të votuesve, ju do të keni të drejtë që të votoni.

Nëse keni  votuar me  sukses në zgjedhjet paraprake në Kosovë Përmes Postës

Ju duhet të aplikoni duke dërguar aplikacionin për regjistrim të nënshkruar së bashku me  fotokopjen e dokumentit të identifikimit ID. Nëse aplikacioni i juaj është pranuar, ju do të radhiteni në listën përfundimtare të votuesve dhe fletëvotimet duhet të pranohen deri më 20 Tetor 2017. 

Nëse ju asnjëherë nuk jeni regjistruar me  sukses për  votim Përmes Postës për Zgjedhjet në Kosovë 

Ju duhet të dëshmoni se plotësoni kriterin mbi të drejtën për të votuar të bazuar në Ministrin e Punëve të Brendshme. Për të aplikuar për Regjistrim për Votim Përmes Postës, ju duhet të na dërgoni aplikacionin për regjistrim të nënshkruar së bashku me kopjen e dokumentacionit mbështetës (Letërnjoftim, Pasaporta, patentë shoferi, Certifikata e lindjes,  të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut). Nëse Regjistrimi juaj është pranuar, ju do të radhiteni në listën  përfundimtare  të votuesve.

Vetëm duke dëshmuar se ? plotësoni kriterin mbi të drejtën për të votuar në bazë të ligjit mbi zgjedhjet dhe duke u radhitur në listën përfundimtare të votuesve ju do të keni mundësi që të votoni.

Si duhet të aplikojë për të Votuar Përmes Postës?

Nëse jeni i regjistruar si shtetas i Republikës së Kosovës në Regjistrin Qendror Civil në njërën nga Qendrat Komunale të Regjistrimit Civil (QRCR) por ju përkohësisht jeni duke jetuar jashtë Republikës së Kosovës apo jeni zhvendosur nga Kosova, shih tekstin e mëposhtëm.

Nëse ju jetoni në shtetet tjera:

Sivjet, nëse jeni qytetarë i Republikës së Kosovës por përkohësisht jeni duke jetuar jashtë apo jeni zhvendosur nga Kosova dhe jeni duke jetuar në cilindo shtet tjetër, ju duhet të aplikoni që të fitoni të drejtën për të votuar përmes postës. Formulari i juaj për regjistrim që është refuzuar nga njësia e Operacionit Votimit Përmes Postës (OVPP) do të keni të drejtë për rishqyrtim te organet kompetente ligjore dhe do ta merrni pakon e votimit në rast se ju do ta merrni përgjigje pozitive nga ky organ ligjor, për të marrë pjesë në OVPP dhe të votoni përmes postës.

Si mund të pajisem me Formularin  për  Regjistrim / Aplikim për Votim jashtë Kosove dhe Udhëzimet?

Nëse ju nuk jeni regjistruar me sukses për votim Përmes Postës për Zgjedhjet Parlamentare 2017. 

Ju mund të shkarkoni Formularin për Aplikim/Regjistrim, dhe Dokumentin për procedurat e fitimit të së drejtës për të votuar përmes postës nga kjo ueb faqe. Këto forma do të ju udhëzojnë për kriteret  që duhet plotësuar në mënyrë që formulari i juaj për regjistrim të aprovohet.

Si shtesë ju mund ta merrni formularin e Regjistrimit/Aplikimit nga: 

Pikat shpërndarëse (Për adresat e tyre, ju lutem kliko këtu)

Nëse nuk keni pasur mundësi ta merrni formularin e Regjistrimit/Aplikimit nga njëra prej burimeve të përmendura më lartë, ju mund ta shkarkoni formularin nga ueb faqja: http://www.kqz-ks.org/sq/votimi-jashte-vendit.

Nëse ju me sukses jeni regjistruar për Votim Përmes Postës në  Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2017,  Një pako e individualizuar, përfshirë formularin  për aplikim, do t’ju dërgohet përmes postës. Plotësoni dhe nënshkruani Formularin  për Aplikim, fotokopjoni  dokumentet e kërkuara, bashkangjitni fotokopjet, dhe dërgoni aplikacionin e nënshkruar dhe fotokopje në adresën:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Votimi Përmes Postës
Posta 6, kutia postare 351
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

Ju mundeni gjithashtu të porositni që formulari t’ju dërgohet juve përmes postës. Për të bërë këtë, kontaktoni Tavolinën ndihmëse për Operacionin e Votimit Përmes Postës në Kosovë (OVPP):

  + 381 (0)38 213 100
  + 381 (0) 38 213 200
  Fax: + 381 (0) 38 213 200
  Email: ovpp@kqz-ks.org, vjk.2017@kqz-ks.org dhe ogpp@kqz-ks.org

Deri kur mund të regjistrohem për Votim Përmes Postës ?

Regjistrimi/Aplikimi i juaj  duhet të pranohet deri me23 Gusht 2017.

Çfarë  është kriteri i 01 Janarit 1998?

Për të votuar nga jashtë Kosovës, personat që nuk janë të regjistruar në regjistrin civil në Kosovë duhet të dëshmojnë që ata kanë jetuar në Kosovë dhe janë larguar nga Kosova me apo pas datës 01 Janar 1998. Kjo 01/01/1998 datë ndërprerje është miratuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe është precizuar me ligjin mbi Zgjedhjet në Republikën e Kosovës. Nëse dëshironi më tepër informacione  mbi Komisionin Qendror Zgjedhor kliko këtu.

I vetmi përjashtim nga kriteri  i 01 Janarit 1998 është njohja e një aplikuesi, me apo pas 01 Janar 1995, si refugjatë siç është konstatuar në Konventën e vitit 1951 lidhur me Statusin e Refugjatëve.

Cilat  Dokumente më duhet t’i vërtetojë për të gëzuar  të drejtën për të votuar?

Dokumentet që ju nevojiten varen nga ajo se çfarë duhet të dëshmoni. Ne ju sugjerojmë që të lexoni Dokumentin Procedurën e kritereve të zotësisë juridike për fitimin e së drejtës për të votuar.

Ju mund të mos keni nevojë për dokument të veçantë për secilin kriter. Një  dokument mund t’i plotësojë që të katër kushtet. Për shembull, nëse ju mund të siguroni fotokopjen e Pasaportës së IRJ ndonjë Dokument identifikimi (DI) nga IRJ apo Patentë shoferi  nga IRJ i cili tregon Datën tuaj të Lindjes në Kosovë dhe që është lëshuar në Kosovë midis 1 Janarit 1996 dhe 1 Janarit 1999, dhe nëse do të mbushni tetëmbëdhjetë (18) vjet deri në Ditën e Zgjedhjeve, ju do të gëzoni të drejtën për të votuar. 

LUTENI QË TË MOS DËRGONI DOKUMENTE ORIGJINALE. FOTOKOPJA ËSHTË E MJAFTUESHME.

Nëse ju ende keni pyetje, kontaktoni tavolinën ndihmëse në:

  + 381 (0)38 213 100 
 + 381 (0) 38 213 200
  Fax: + 381 (0) 38 213 200
  Email: ovpp@kqz-ks.org, vjk.2017@kqz-ks.org dhe ogpp@kqz-ks.org

Si mund ta bëjë dorëzimin e aplikacionit tim?

Ju mund të dërgoni aplikacionin tuaj së bashku me fotokopjet e dokumentacionit mbështetëse përmes postës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Votimi Përmes Postës
Posta 6, kutia postare 351
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

A mund të dërgojë përmes faksit aplikacionin tim?

PO, ju mund të  dërgoni aplikacionin tuaj dhe fotokopjet e dokumentacionit tuaja përmes faksit. Numri i faksit  është: + 381 (0) 38 213 200.

A mund të regjistrohem në Kosovë ndërsa të Votoj Përmes Postës?

Nëse ju dëshironi të votoni përmes postës, ju duhet të regjistroheni për të votuar përmes postës. Ngjashëm apo, po ashtu, nëse ju dëshironi të votoni  personalisht në Kosovë, ju duhet të regjistroheni personalisht në Kosovë. 

Unë kam Statusin e Azil kërkuesit. A mund të votojë përmes postës?

Statusi i “Azil-kërkuesit” do të thotë që ju jeni refugjat i pranuar formalisht siç është definuar në Konventën e vitit 1951 Lidhur me Statusin e Refugjatëve. Ky është status që ju është akorduar juve nga qeveria që ju ka ofruar strehim.

Ju mund të gëzoni të drejtën që të votoni përmes postës nëse mund të dëshmoni se ju është pranuar ky status me apo pas 01 Janarit 1995. Me këtë rast, ju jeni të liruar nga kërkesat mbi vendqëndrimin nga 01 Janari 1998. për të gëzuar të drejtën e votimit, ju duhet të siguroni dëshmi dokumentuese të statusit tuaj. Për shembull, të paraqitni ndonjë dokument zyrtar nga vendi  ku jeni strehuar duke theksuar në mënyrë të qartë statusin tuaj. Na dërgoni fotokopjen e këtij dokumenti së bashku me Aplikacionin e Plotësuar për Regjistrim për Votim jashtë Kosovës në adresën:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Votimi Përmes Postës
Posta 6, kutia postare 351
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

Jam regjistruar në Kosovë për të marrë letërnjoftimin Republikës së Kosovës  Unë gjithashtu jam regjistruar për të Votuar Jashtë Kosovës Përmes Postës. A duhet të Votojë Përmes Postës?

Nëse jeni regjistruar në Kosovë por përkohësisht jeni duke jetuar jashtë apo jeni zhvendosur nga Kosova ju mund të hidhni fletëvotimin tuaj përmes postës. Ju mund të hidhni fletëvotimin tuaj vetëm një herë.


Zgjedhjet në Kosovë kanë dy Lista të Votuesve. Njëra është nxjerrë nga Regjistri Qendror Civil i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe tjetra është Lista e Votuesve Jashtë Kosovës e cila përmban të gjithë  Votuesit Përmes Postës, të cilët kanë aplikuar suksesshëm për të votuar. Për t’u siguruar që secili Votues të hedhë fletëvotimin e tij/saj vetëm njëherë, KQZ bën verifikimin e të dy listave.

Për më shumë informata mbi atë se si dhe ku të votoni personalisht në Kosovë, vizitoni Faqen  e Shërbimeve për Votuesit.

Si mund ta konfirmojë statusin e Aplikacionit/Regjistrimit tim?

Për të verifikuar statusin e aplikacionit tuaj apo të ndryshoni të dhënat tuaja thirrni tavolinën ndihmëse. Tavolina  ndihmëse mund të kontaktohet përmes telefonit apo email-it:

+ 381 (0)38 213 100
 + 381 (0) 38 213 200
  Fax: + 381 (0) 38 213 200
  Email: ovpp@kqz-ks.org, vjk.2017@kqz-ks.org dhe ogpp@kqz-ks.org

Çfarë ndodh nëse aplikacioni im refuzohet/mohohet?

Nëse aplikacioni i juaj është refuzuar/mohuar, juve do t’ju dërgohet një shpjegim duke përmendur pse dhe çfarë dokumente ju duhet të dërgoni që ato të aprovohen.
Ne gjithashtu do t’ju dërgojmë pakon e votimit që ju të keni mundësi ta dërgoni komplet pakon e fletëvotimeve. Pasi që afatet kohore i kemi të shkurta, fletëvotimet do të numërohen VETËM nëse ju e keni marrë përgjigjen pozitive nga organet ligjore kompetente në pajtueshmëri me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Lokale të Republikës së Kosovës, të zotësisë juridike të juaj për të marrë pjesë në OVPP dhe ta hedhin votën e juaj.

Çka nëse Komuna në formularin tim është e pasaktë?

Nëse jeni regjistruar me sukses, por Komuna e përmendur apo theksuar në formularë është e pasaktë (gabuar), ju ende mund ta ndryshoni atë duke siguruar dokumentacionin i cili përmend apo thekson adresën tuaj të saktë me 01 Janar 1998.

Ku mund të kontaktojë për të pyetur?

Nëse ju ende keni pyetje, kontaktoni tavolinën ndihmëse në:

Telefoni:  + 381 (0)38 213 100
  + 381 (0) 38 213 200
  Fax:  .+ 381 (0) 38 213 200
Email: ovpp@kqz-ks.org, vjk.2017@kqz-ks.org dhe ogpp@kqz-ks.org