Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Afatet për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike, OJQ-ve vendore/ndërkombëtare dhe mediave për zgjedhjet e 23 prillit

Prishtinë, 28 mars 2023 - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton subjektet politike, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, se është duke vazhduar afati për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar për vëzhgimin [...]

Përfundon afati për aplikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e 23 prillit

Prishtinë, 22 mars 2023, 16:00 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq dhe në zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale: Zveçan dhe [...]

Periudha për ndërrimin e Qendrave të Votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju njofton se periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq, ka filluar më 22mars, dhe përfundon më 2 prill 2023. SI TA MËSONI [...]

Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 23 prillit, 20 – 27 mars 2023

Prishtinë, 20 mars 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më 20 mars ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok si dhe për për kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen [...]

Afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike deri më 22 mars 2023

Prishtinë, 17 mars 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjitha subjektet politike (partitë politike, kandidatët e pavarur, koalicionet dhe iniciativat qytetare) se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe në zgjedhjet [...]

KQZ-ja publikon Rregulloret e reja për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës

Prishitnë, 16 mars 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në ueb faqe janë publikuar Rregulloret e reja për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës, të cilat u miratuan më 9 mars 2023. Rregulloret e reja zgjedhore adresojnë edhe rekomandimet e vëzhguesve të Bashkimit Europian, OSBE-së dhe të vëzhguesve tjerë ndërkombëtarë [...]

KQZ-ja miratoi Rregulloret e reja për administrimin dhe organizimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës

Prishtinë, 09 mars 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, me të gjitha votat për të anëtarëve prezentë (10) KQZ-ja miratoi Rregulloret e reja për administrimin dhe organizimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës, si në vijim: Rregullore Nr. 01-2023 regjistrimi dhe funksionimi [...]

KQZ-ja organizoi punëtori me Zyrtarët e Lartë Komunal të Zgjedhjeve

Prishtinë, 9 mars 2023 – Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara me planin e punës për vitin 2023, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi punëtorinë e radhës me Zyrtarët e Lartë Komunal të Zgjedhjeve, ku u diskutuan tema të ndryshme. Anëtarët e KQZ-së dhe ZLKZ-të diskutuan lidhur me zbatueshmërinë e deritashme të planit të punës së [...]

Këto janë afatet e aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të 23 prillit për kryetar të katër komunave dhe për anëtarë të dy kuvendeve komunale

Prishtinë, 9 mars 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me zbatimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 [...]

Rreth 13 mijë maturantë u informuan për të drejtën e votës dhe zgjedhjet në Kosovë

Rreth 13 mijë maturantë nga 30 komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës janë informuar për procesin zgjedhor në Republikën e Kosovës. Gjatë realizimit të këtij projekti, Zyrtarët e Lartë Komunal të Zgjedhjeve dhe ligjëruesit e angazhuar nga KQZ-ja, kanë diskutuar me maturantë për të drejtën e votës, rëndësinë e zgjedhjeve, procedurat dhe sistemin zgjedhor [...]

Go to Top