Periudha për ndërrimin e Qendrave të Votimit

22/03/2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju njofton se periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq, ka filluar më 22mars, dhe përfundon më 2 prill 2023.

SI TA MËSONI DHE SI TA NDËRRONI QENDRËN TUAJ TË VOTIMIT (SHKOLLËN)?

Ju mund ta mësoni dhe ta ndërroni qendrën tuaj të votimit përmes aplikacionit: http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index

Pasi të aplikoni për ndërrimin e Qendrës së Votimit, kërkesa e juaj do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së.

Ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës tuaj, mund ta bëni edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj, më së voni deri më 2 prill 2023.

Për informata shtesë mund të kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555