KQZ-ja organizoi punëtori me Zyrtarët e Lartë Komunal të Zgjedhjeve

10/03/2023

Prishtinë, 9 mars 2023 – Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara me planin e punës për vitin 2023, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi punëtorinë e radhës me Zyrtarët e Lartë Komunal të Zgjedhjeve, ku u diskutuan tema të ndryshme.

Anëtarët e KQZ-së dhe ZLKZ-të diskutuan lidhur me zbatueshmërinë e deritashme të planit të punës së KQZ-së për këtë vit si dhe u paraqit një njoftim gjithpërfshirës për përgatitijen e deritashme të Planit Strategjik të KQZ-së për periudhën 2023 – 2026, i cili është në fazën përfundimtare.

Kjo punëtori u mbështet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.