Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

KQZ-ja kufizon shpenzimet e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Zveçanit e Leposaviqit dhe zëvendëson anëtarët e Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut

Prishtinë, 30 nëntor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit, KQZ-ja mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të [...]

Afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit, 26 nëntor – 2 dhjetor

Prishtinë, 29 nëntor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjitha subjektet politike (partitë politike, kandidatët e pavarur, koalicionet dhe iniciativat qytetare) të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje [...]

KQZ-ja certifikoi kandidatët në zgjedhjet për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe emëroi Komisionet Komunale të Zgjedhjeve

Prishtinë, 28 nëntor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, të cilat [...]

Mbledhja e KQZ-së: Përgatitja e zgjedhjeve të 18 dhjetorit për kryetar në 4 komuna dhe zgjedhjeve të 25 dhjetorit për dy kuvende komunale

Prishtinë, 26 nëntor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, KQZ-ja diskutoi dhe mori disa vendime në kuadër të përgatitjeve për organizimin e dy proceseve zgjedhore në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Njoftim lidhur me përgatitjet për organizimin e [...]

Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për katër komunat, 26 nëntor – 30 nëntor 2022

Prishtinë, 26 nëntor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më 26 nëntor ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Afati i aplikimit për këtë periudhë do të përfundojë më 30 nëntor 2022. Gjatë [...]

Përfundon afati për aplikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq

Prishtinë, 25 nëntor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 18 dhjetor 2022. Gjatë kësaj [...]

KQZ-ja shtyn afatin për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve deri më 25 nëntor

Prishtinë, 21 nëntor 2022 - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti në mënyrë elektronike mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq [...]

KQZ-ja kufizon shpenzimet e subjekteve politike për fushatën zgjedhore në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok

Prishtinë, 19 nëntor 2022 - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti online mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe [...]

Këto janë afatet e aktiviteteve zgjedhore të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok

Prishtinë, 15 nëntor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për miratimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për krytear të komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Në këtë plan përfshihen të gjitha aktivitetet që do të realizohen nga KQZ-ja për përgatitjen e këtyre zgjedhjeve. Afatet e [...]

Afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike 15 nëntor – 21 nëntor 2022

Prishtinë, 17 nëntor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjitha subjektet politike (partitë politike, kandidatët e pavarur, koalicionet dhe iniciativat qytetare) të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe [...]

Go to Top