KQZ-ja kufizon shpenzimet e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Zveçanit e Leposaviqit dhe zëvendëson anëtarët e Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut

30/11/2022

Prishtinë, 30 nëntor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit, KQZ-ja mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të marrin pjesë në këto zgjedhje, të cilat do të mbahen më 25 dhjetor 2022.

Ky kufizim mbështetet në Rregullën Zgjedhore nr. 12/2013, sipas të cilës kufizimi i shpenzimeve të fushatës (19 – 23 dhjetor) do të jetë 0.5 euro për votues të regjistruar në secilën komunë. Vendimi i KQZ-së mbështetët në të dhënat jo-përfundimtare të listës së votuesve në këto komuna, sipas tabelës në vazhdim:

Komuna Votues

EUR

Leposaviq

13,297

6,648.5€

Zveçan

6,982

3,491€

10 139.5€

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ-ja shqyrtoi dhe miratoi kërkesat për zëvendësimin e antërëve të Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut.

NR.

I DORËHEQURI SUBJEKTI
POLITIK
ZËVENDËSUESI SUBJEKTI
POLITIK

KOMUNA

1 Nemanja Bisevac Srpska Lista Aida Ferati Doli IQ “Mitrovica” Mitrovicë e Veriut
2 Ivan Zaporozac Srpska Lista Nedzad Ugljanin IQ “Mitrovica” Mitrovicë e Veriut
3 Dusan Dimitrijevic Srpska Lista Bashkim Cimili IQ “Mitrovica” Mitrovicë e Veriut
4 Ivana Rakic Srpska Lista Gzim Alushi IQ “Mitrovica” Mitrovicë e Veriut
5 Jovana Stankovic Srpska Lista Erden Atiq IQ “Mitrovica” Mitrovicë e Veriut
6 Biljana Vukicevic Srpska Lista Petrit Miftari IQ “Mitrovica” Mitrovicë e Veriut
7 Gordana Savic Srpska Lista Arben Smajli IQ “Mitrovica” Mitrovicë e Veriut
8 Sinisa Lazic Srpska Lista Meleke Kelmendi Shipoli IQ “Mitrovica” Mitrovicë e Veriut
9 Nebojsa  Milanovic Srpska Lista Naxhije Xhema IQ “Mitrovica” Mitrovicë e Veriut
10 Ivan Virijevic Srpska Lista Lumni Xhaka IQ “Mitrovica” Mitrovicë e Veriut
11 Biljana Vidosavljevic Srpska Lista Jahir Demaku IQ “Mitrovica” Mitrovicë e Veriut
12 Dejan Guresic Srpska Lista Betim Osmani IQ “Mitrovica” Mitrovicë e Veriut
13 Miodrag  Ralic Srpska Lista Adelisa Gjushinca IQ “Mitrovica” Mitrovicë e Veriut
14 Dragisa Maksimovic Srpska Lista Dusan Milunovic GI Srpski Opstanak Mitrovicë e Veriut