Mbledhja e KQZ-së: Përgatitja e zgjedhjeve të 18 dhjetorit për kryetar në 4 komuna dhe zgjedhjeve të 25 dhjetorit për dy kuvende komunale

26/11/2022

Prishtinë, 26 nëntor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, KQZ-ja diskutoi dhe mori disa vendime në kuadër të përgatitjeve për organizimin e dy proceseve zgjedhore në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Njoftim lidhur me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok (18 dhjetor 2022):

Në këtë mbledhje, u paraqit një raport lidhur me aktivitetet e realizuara deri më tani dhe ato që janë në proces e sipër, me qëllim të përgatitjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto katër komuna, të cilat do të mbahen më 18 dhjetor 2022.

• Më 26 nëntor ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve për votim jashtë Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, e cila do të përfundojë më 30 nëntor 2022.
• Më 26 nëntor ka filluar periudha e regjistrimit për votim të personave me nevoja të veçanta, të cilët janë të ngujuar në shtëpi dhe nuk mund të shkojnë në vendvotimin e tyre për shkak të gjendjes shëndetësore apo aftësive të kufizuara. Kjo periudhë do të përfundojë më 1 dhjetor 2022.
• Është duke vazhduar puna në drejtim të themelimit të trupave zgjedhore në këto katër komuna (Komisionet Komunale të Zgjedhjeve – KKZ), të cilat përbëhen kryesiesht me përfaqësues të partive parlamentare. Ky aktivitet pritet të përfundojë më 28 nëntor 2022.

Njoftim lidhur me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit (25 dhjetor 2022):

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit, të cilat do të mbahen më 25 dhjetor 2022, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore, të cilat i referohen afatit prej 30 ditësh, si në vijim:
a) Afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje fillon më 26 nëntor dhe përfundon më 02 dhjetor 2022;
b) Afati për deklarim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit fillon më 26 nëntor dhe përfundon më 28 nëntor 2022;
c) Afati për deklarim të partive politike për mospjesëmarrje në zgjedhje fillon më 26 nëntor dhe përfundon më 30 nëntor 2022;
d) Afati për paraqitjen e përmirësimeve/korrigjimeve nga subjektet politike është 05 dhjetor 2022;
e) Afati për vendimmarrjen e KQZ-së për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve është më 06 dhjetor 2022;
f) Afati për tërheqje të subjekteve politike është 14 dhjetor 2022;
g) Data e mbajtjes së shortit për renditjen në fletëvotim të kandidatëve dhe subjekteve politike është më 7 dhjetor 2022;
h) Afati për caktimin e kufizimeve të shpenzimeve për fushatë zgjedhore fillon më 26 nëntor dhe mbaron më 30 nëntor 2022;
i) Fushata zgjedhore si dhe afatet për tubimet zgjedhore fillojnë më 19 dhjetor dhe përfundon më 23 dhjetor 2022;
j) Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhgueseve të OJQ-ve vendore, ndërkombëtare dhe mediave fillon më 26 nëntor 2022 dhe përfundon më 21 dhjetor 2022;
k) Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike fillon më 06 dhjetor dhe përfundon më 21 dhjetor 2022;
l) Afati për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës fillon më 09 dhjetor dhe përfundon më 12 dhjetor 2022;
m) Afati për emërimin e Këshillave të Vendvotimit-KVV-ve, fillon më 19 dhjetor dhe përfundon më 20 dhjetor 2022;
n) Afati për kundërshtimin dhe konfirmimin e listës së votuesve fillon më 11 dhjetor dhe përfundon më 12 dhjetor 2022;
o) Aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës fillon më 06 dhjetor dhe përfundon më 09 dhjetor 2022;
p) Afati për certifikimin e listës përfundimtare të votuesve është më 16 dhjetor 2022;
q) Periudha e votimit përmes postës për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës fillon më 17 dhjetor dhe përfundon më 23 dhjetor 2022;
r) Aplikimi për regjistrimin e votuesve të ngujuar në shtëpi fillon 10 dhjetor dhe përfundon më 14 dhjetor 2022;
s) Afati për regjistrimin e votuesve me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion dhe votuesve me rrethana të veçanta fillon me 19 dhjetor dhe përfundon më 20 dhjetor 2022;

Po ashtu, në këtë mbledhje KQZ-ja miratoi planin e buxhetit për organizimin e zgjedhjeve për Kuvendet Komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit. Buxheti i aprovuar nga KQZ-ja është në vlerën: 64 mijë e 177 euro. Me këto mjete parashihet të mbulohet shpenzimet për prodhimin e materialeve zgjedhore, transportin e tyre, stafi që do të angazhohet, etj.